Kreshnik Spahiu: Një përgjigje shqip për flamujt e huaj që kanë 'pushtuar' Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Një përgjigje shqip për flamujt e huaj që kanë 'pushtuar' Shqipërinë

Qytetari gris flamurin turk në plazh

Ishte vjeshta e vitit 1999 dhe mëngjes me shi. Unë po udhëtoja me makinë të trupit diplomatik drejt Durrësit. Atje do organizonim një seminar me shoqërinë civile për luftën kundër korrupsionit.

Rrugës tek po i jepte makinës Max, shefi i projektit i ardhur nga Kanadaja me pyet: “Kreshnik, kaq shumë minoritet amerikan jetojnë në Shqipëri?

I habitur ja ktheva: “Çfarë nënkupton me minoritet se s’po ta kuptoj pyetjen?” Max u drejtua nga dritarja dhe më tregoi me gisht çatitë e shtëpive që po ndërtoheshin.

Shumica mbanin flamur amerikan mbi çati. Unë nuk e mbajta të qeshurën dhe ja ktheva.

“Jo, jo aspak! Kjo s’ka lidhje me fshatrat e Durrësit sepse kudo në Shqipëri e vendosin flamurin amerikan. Në çati, në shtëpi, në zyra, në stadium, në mitingje.

Madje po hyre në restorantet shqiptare nuk e kupton nëse je në Itali apo Shqipëri nga simbolet italiane për të treguar dashurinë për traditën e tyre. Më shumë piceri italiane me simbole dhe flamuj gjen në Durrës sesa në Napoli

Të gjithë janë shqiptar dhe s’kanë origjinë amerikane, italiane apo gjermane”. Pas kësaj më është dashur 2 orë për të analizuar pse ndodh ky fenomen në Shqipëri?!

Max nga Kanadaja nuk po kuptonte asgjë, pse shqiptarët mbajnë flamur amerikan kudo, madje edhe mbi mullarin e barit. Të njëjtën pyetje 15 vjet më vonë ma bëri edhe një mik gjerman, kur pa sheshet e Shqipërisë plot me flamurë gjerman pas ndeshjes finale të kampionatit botërorë.

Kulmi ishte para 4 vjetësh në finalen Kroaci-Francë. U mbushën lokalet me flamuj kroat dhe plasi një dashuri dhe britma për Kroacinë. Tifozllëk bën gjithë bota, por nuk merr një popull flamujt e një shteti tjetër dhe t’i valëvis nëpër sheshe.

Gjithsesi kjo është një traditë shqiptare, aspak negative sepse asnjë e keqe nuk na ka ardhur nga dashuria për të huajt. Sot mu kujtuan këto histori nga debatet për grisjen e një flamuri në plazh.

Shqiptarizmi mbrohet më mirë duke tundur flamujt e miqve sesa duke i grisur ato. Flamujt janë të popujve dhe jo të qeverive. Asnjë flamur nuk duhet griset i çdo kombi qoftë.

Ne nuk do lejonim që flamuri ynë të griset jashtë kufijve sepse nuk do kishim mundësi ta mbronim atë nga agresioni larg nesh. Flamujt janë simbole kombëtare dhe meritojnë respekt.

Ne duhet jemi model i harmonisë dhe jo i urrejtjes. Gjermanët me francezët kanë luftuar kundër njëri-tjetrit ashtu si ne me turqit, por nuk grisin flamujt.

Edhe suedezët apo norvegjezët kanë luftuar kundër anglezeve me shekuj, por respektojnë simbolet kombëtare. Flamujt grisen vetëm nga kombet e prapambetura. Ne jemi evropian dhe na shkon më mirë tundja e një flamuri të huaj, sesa grisja e tyre.

Nëse do i referoheshim historisë: Ne na kanë pushtuar dhjetëra shtete dhe me këtë “logjikë” duhet grisim flamujt e gjithë botës.

Mos harroni, Bashkimi Evropian nuk do ekzistonte nën një flamur mes 27 shtetesh dhe kombesh që kanë 2700 vjet histori luftërash kundër njëri-tjetrit. Në Gjermani jetojnë 5 milion turq dhe në çdo bllok pallatesh valëvitet flamuri tyre, pa u prekur nga askush.

A mos mendoni vallë se ju që grisni flamuj në plazh me brekë plazhi, jeni më patriotë se gjermanët që lejojnë në mes Berlinit të valëviten mijëra flamuj të juaj? Jo aspak, patriotizmi i tyre lartësohet më shumë.

Në qendrën e botës tundet çdo flamur, në fundin e planetit jetohet duke i grisur simbolet e të tjerëve si shenjë inferioriteti.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/08/2022 04:37

    Z.Spahiu prape e keni gabim,flamujte qe valeviten ne vendet evropiane,valeviten nga komunitetet perkatese dhe kur i vendosin,i vene ne shtepite,makinat,zyrat,apo ndertesat e tyre,jo ne nje plazh publik qe i takon te gjithe shtetasve evropiane.Sa per te ashtuquajturen tradite te perdorimit te flamujve te huaj,mund te mos jete negative,sic thoni ju,por nuk eshte as pozitive,sepse eshte shenje servilizmi,inferioriteti,mosrespekti e mosbesimi tek vetja.Dhe kur thoni se asgje e keqe nuk na ka ardhur nga dashuria per te huajt,me duhet t'ju kujtoj qe ka shume lloj dashurish,qe nga ajo e sinqerta e deri tek ato te shtirurat,ose nga e keqja.Shqiptarizmi nuk mbrohet me mire duke tundur flamujte e miqve,perkundrazi,mbrohet duke valevitur flamurin shqiptar.Miqte e vertete tane nuk kane nevoje qe t'ju tundim flamujte,per t'ju kujtuar se kemi nevoje per ndihmen e perkrahjen e tyre.Jam e sigurte,se kur behet fjale per te drejta,te gjithe i ke bashke e prane,shembulli konkret,Ukraina ,qe nuk kishte nevoje te tundte flamurin e asnje vendi te huaj kur u sulmua,sepse te gjithe iu gjenden ne krah.Sa per thenien qe nuk do lejonit qe flamuri jone te griset,le te jemi realiste,eshte dicka qe se ke ne dore.Amerikes s'ka vit qe iranianet te mos ia djegin flamurit e te mos e mallkojne,mendon se amerikanet e mbajne vrapin per ne Iran? Me poshte reshton nje liste shtetesh evropiane qe kane qene dikur nderluftuese mes tyre.Flamujte e njeri-tjetrit nuk i grisin,por as edhe i ngrene ne vende ku s'duhet dhe mos harroni qe asnje nga konfliktet evropiane te kete zgjatur 500 vjet,as pasojat e tyre.Dhe Berlini i lejon flamujte e huaj,por ato valeviten nga kombesite perkatese,jo nga nje gjerman i vertete.Pyetja ironike qe te beri kanadezi ishte nje verzhgim i hidhur i realitetit shqiptar,nuk ishte vendi per te qeshur.Dhe do te na shkonte me mire te valevisnim flamurin tone,sesa nje te huaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë