Kreshnik Spahiu: Paske lindur me këmishë o Edi Rama

Kreshnik Spahiu: Paske lindur me këmishë o Edi Rama

Edi Rama

Demokratë quhen, por veç demokratë nuk janë. Historikisht luftën brenda llojit e kanë bërë më të fortë se me socialistët. Në fund për një plesht e dogjën jorganin. Sali Berisha dhe Lulzim Basha ishin në 2013, njerëz shumë të fuqishëm, sepse ishin në pushtet, respektivisht, Kryeministër dhe Ministër i Brendshëm, por, pavarësisht forcës, ata i mundi Edi Rama me 1 milion vota. Sot, Berisha dhe Basha janë të dërrmuar, konsumuar dhe kanë dështuar në disa zgjedhje përballë Ramës.

Të dy bashkë dhe në pushtet me burime njerëzore dhe financiare, ata nuk e mundën dot Ramën, imagjinoni pas një dekade shuplakash dhe të ndarë nga njëri-tjetri se çfarë rezultati mund të marrin në zgjedhje. Shqipëria zyrtarisht nga sot nuk ka opozitë.

Në fakt, prej vitesh ajo ishte shndërruar në një Shoqëri Tregtare me dy ortakë, e cila vetëm bënte lek duke shitur kauzat, mandatet, protestat, elektoratin apo listat e deputetëve me zarfe. Deri dje vazhdonte rrudhja, dhe të paktën në 7 qytete, ajo nuk kishte as degë të Partisë Demokratike, aq sa detyrohej në disa zona, kryetarët e PD i emëronte Taulant Balla se ishin inegzistente.

Dje, Aleatët gjermanë të PD, zgjodhën Friedeich Merz, kryetarin e ri të CDU. Basha dhe Berisha vrapuan shpejt ta urojnë, por, të dy harrojnë, që kryetari, i cili dha dorëheqjen, Armin Laschet u largua pasi humbi zgjedhjet, pavarësisht se nuk kishte asnjë përgjegjësi sepse qendroi vetëm tre muaj kryetar dhe s’kishte faj për dështimin.

3 muaj dhe iku. Këta 30-vjet, humbin 13 herë, por nuk shkulen. Të humbur, të dhjerë, por ‘krenar’… Po dje, gjyqtari çështjen që kishte dosjen e shkarkimit Lulzim Bashës nga “Stadiumi Berishës”, dha dorëheqjen nga çështja duke paralajmëruar kalavar të gjatë labirinthesh gjyqësore. Procedura në Gjykatën e Rrethit, Gjykatën e Apelit, Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese do zgjasin 4-5 vjet.

Nuk është çudi që Berisha pasi të humbas ta çoj në Francë në gjykatën e Strasburgut dhe seri atëherë Rama fiton mandatin 4-5-6Unë kam qenë dhe jam i bindur se çelësat dhe zyrat e partisë do i mbaj Lulzim Basha, por shumicën elektoratit do i marr Berisha. Unë kam qenë dhe jam i bindur se çelësat dhe zyrat e partisë, do i mbajë Lulzim Basha, por shumicën e elektoratit do i marrë Berisha.

Të dy janë të humbur: – Basha ka çelësa, por shumë armiq brenda llojit. Atij i kanë ngelur vetëm disa deputetë me familjet e tyre – Berisha ka elektorat, por s’ka parti.

Zgjedhjet e ardhshme do kemi një situatë tragjikomike. Edi Rama do garojë i vetëm, pa opozitë sepse gara e vërtetë do jetë kush gropos njëri-tjetrin mes Berishës dhe Bashës. Të dy nuk do luftojnë për pushtet, por për gjakmarrje.

Koalicion nuk bëjnë sot se nuk i lejon Amerika, kështu që i bie të vrasin njëri-tjetrin politikisht. Partia e Re e Berishës do përpiqet të krijojë një grup parlamentar. Ndërsa, Partia Demokratike e Luzim Bashës do e ketë shumë të vështirë të hyjë në parlament. Pra, me pak fjalë, beteja zyrtare në 2025 do jetë Edi Rama kundër Gaz Bardhit, sepse gara reale do jetë Berisha kundër Bashës.

Kush e njeh nga afër Berishën, duhet të ndërgjegjësohet, që ai tashmë ka vetëm një ëndërr dhe amanet, të djegë Lulzimin me gjithë tavolinë dhe karrige. Deri atëherë, Edi Rama do vazhdojë të ndërrojë kollaret e tij, sepse këmishën e ka në trup që kur lindi dashuria Berisha-Basha.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haha: 18/12/2021 18:44

    I madh je Kreshniku i Maleve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Festat/ Policia e Shtetit dhurata për fëmijët e Dëshmorëve të Atdheut

Festat/ Policia e Shtetit dhurata për fëmijët e Dëshmorëve të Atdheut