Kreu i AstraZenecës, Soriot: Nuk po bëjmë padrejtësi! 17% të prodhimit të vaksinave anti-COVID në shkurt do të jenë për BE-në

Kreu i AstraZeneces, Pascal Soriot ka mbrojtur kompaninë e tij farmaceutike në lidhje me kritikat për vonesën e shpërndarjes së dozave të vaksinave anti-COVID në BE.

Soriot, i ka kthyer përgjigje akuzave që kompania farmaceutike, AstraZeneca është duke dërguar dozat e vaksinave të BE-së në vende të tjera duke e “lënë atë pas dore” me qëllim fitimin.

Ai tha se “Kompania jonë nuk po shet vaksinat e Evropës diku tjetër, thjesht kemi mungesë në prodhim”.

Në një intervistë për La Republica, kreu i kompanisë farmaceutike është pyetur lidhur ndikimin e vonesës së nënshkrimit të marrëveshjes me BE-në.

“Nuk jam unë ai që do të gjykoj këtë vendim, por di të them se ne kishim nënshkruar marrëveshjen dhe kishim nisur shpërndarjen në Britaninë e Madhe 3 muaj më parë”, ka thënë Soriot.

“Popullsia evropiane, aktualisht është shumë e stresuar dhe shumë e lodhur për shkak të pandemisë e cila ka nisur 1 vit më parë. Ata përfaqësojnë 5% të popullsisë së botës dhe do të marrë 17% të prodhimit të vaksinave tonë në shkurt”, ka shtuar ai gjatë intervistës.

AstraZeneca, ka lajmëruar disa ditë më parë se për shkak të mungesës së prodhimit dozat e vaksinave të parashikuara në kontratën e nënshkruar me BE-në do të vonohen të dorëzohen.

Kjo solli revoltën e krerëve të shteteve të BE-së, ku disa prej tyre si Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte e ka konsideruar të papranueshme dhe shkelje të rëndë kontraktuale.

J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka