Kryetari i ri i Delegacionit të Parlamentit Europian në komitetin e Stabilizim Asocimit BE- Shqipëri, Manolis Kefalogiannis u shpreh se vendimi për negociatat për Tiranën dhe Shkupin do të diskutohet sërish në maj ku shpreson se Franca do të ndryshojë qëndrimin, por u bëri thirrje politikanëve të heqin dorë nga interesat partiake. Ai gjithashtu ishte kundër ndarjes së dy vendeve Shqipërisë dhe Maqedonisë për cështjen e negociatave.
"Vendimi për fillimin e procesit të anëtarësimit është shtyrë, ai është caktuar për majin e vitit 2020. Megjithatë, kjo është diçka që nuk duhet të zhgënjejë dy vendet kandidate dhe njerëzit e tyre. Ata duhet të qëndrojnë në përpjekjet e tyre për të përfunduar intensivisht të gjitha reformat e nevojshme pa dështuar orientimin e tyre evropian dhe të ardhmen e tyre evropiane.
Greqia gjithmonë ka pranuar që në rrethana të caktuara Bashkimi Evropian të mund të fillojë procesin. Kjo është diçka që do të kontribuojë në stabilitetin dhe paqen në zonën e Ballkanit e cila ka përjetuar kaq shumë trazira gjatë shekujve. Bashkimi Evropian duhet të përballet me dy sfida në pesë vitet e ardhshme, reformimin dhe zgjerimin. Unë me të vërtetë besoj se mund të bëjmë hapa të mëdhenj në të dy fushat.
Evropa është vendi i dialogut krijues dhe kompromisit, kështu që unë sinqerisht shpresoj se deri në maj të vitit të ardhshëm çdo kundërshtim nga Franca do të jetë fshirë dhe procesi i pranimit të dy vendeve të Ballkanit Perëndimor do të fillojë. Unë mendoj se çdo shkëputje mes dy vendeve do të dërgonte mesazhin e gabuar.
Do të krijonte më shumë probleme sesa ato që gjoja do të zgjidhnin. Aderimi në Bashkimin Evropian duhet të jetë një qëllim kombëtar për Shqipërinë dhe jo një qëllim për një ose një parti tjetër politike. Ajo gjithashtu duhet të konsiderohet si një platformë midis partive politike. Duhet të mënjanë interesat e tyre dhe të përqendrohen në të mirën e përbashkët, aderimin evropian të vendit".
Në fund të intervistës Manolis Kefalogiannis me origjinë nga Greqia komentoi edhe cështjet e hapura mes Tiranës dhe Athinës, ku ishte në një zë me kërkesat e kryeministrit të vendit të tij Misotakis.
"Siç e përmenda në fillim, vendi im është në favor të negociatave të pranimit me vendet e Ballkanit Perëndimor për aq sa plotësohen kushtet e caktuara. Shqipëria duhet të tregojë respekt të plotë për të drejtat e minoriteteve. Për Shqipërinë, respektimi i plotë i të drejtave të pakicave - si i minoritetit kombëtar grek, i së drejtës së tyre për vetëdeklarim dhe zgjedhje të lirë të identitetit fetar dhe respektimit të pronave për të cilat Kryeministri shqiptar Edi Rama u pajtua gjatë vizitës së tij të fundit në Athinë. Sigurisht që ka çështje bilaterale që duhet të zgjidhen, siç është përcaktimi i Zonës Ekonomike Ekskluzive të të dy vendeve" tha ai.
motren e robt
Përgjigju