Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Koronavirusi ndikim në ekonomi! Amnistia? Opinion të fortë kur të dalë drafti

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Koronavirusi ndikim në ekonomi! Amnistia? Opinion të fortë kur të dalë drafti

Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaçe

Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaçe u shpreh se koronavirusi do të ketë ndikim në ekonominë shqiptare. "Është e vështirë, herët të matet impakti ekonomik, por është e sigurt që do të ketë, është e nevojshme që njerëzit të ndjekin këshillat e autoriteteve, është situatë globale. Nuk duhet të futemi në panik, se na dëmton edhe ekonomikisht, të studiojmë një impuls për ekonominë për ta përballuar" tha ai.  

Por cilat janë problemet me të cilat përballen bizneset në Shqipëri? "Në Shqipëri kemi një anketë që bëhet me 220 anëtarët e dhomës, që raportojnë problemet e tyre që ndeshin në Shqipëri. I pari është monopoli dhe konkurrenca e pandershme, kjo ka lidhje me korrupsionin. Problemi është i hapur duhet ta shikojmë në sy dhe ta trajtojmë. Është momenti për të kuptuar nëse forcat politike kanë arritur një moment të caktuar që duan ta luftojnë. Janë dy elementë, është opinioni i tejngopur me përkeqësimin e korrupsionit dhe faktori ndërkombëtar, që ka thënë se pa luftuar korrupsionin nuk ka progres".

Jaçe komentoi edhe idenë e qeverisë për amnistinë fiskale, nëse rrezikon të futet në ekonomi paraja e krimit. "Nuk jemi njohur me detajet. Konsultimi publik është një element shumë i rëndësishëm që nuk ka ndodhur gjithmonë si duhet. Do të ishte e padrejtë për biznesmenët e ndeshëm. Ekziston një mendim që do i japë një përmirësim ekonomisë. Ne presim që të shikojmë detajet për të pasur një opinion të fortë".

Në fund ai u ndal te niveli që pëson borxhi nga kredia e marrë për rindërtimin nga Konferenca e Donatorëve. "Ishte një lajm i mirë që Shqipëria ngriri një nivel të tillë fondesh. E dyta është e rëndësishme të ndajmë kredinë nga grantet. Është për t'u parë ndikimi në borxhin shqiptar. Në lidhje me grantet ka më pak eksperiencë dhe kërkohen disa kapacitete më të ngritura se ato që ka demonstruar deri tani" përfundoi ai për Zerin e Amerikes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të burgosur

Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të burgosur