Kreu i FRPD-së: Civilët e Ramës na përndoqën në protestë! Mbajini mend (FOTO)

Kreu i FRPD-së: Civilët e Ramës na përndoqën në protestë! Mbajini mend (FOTO)

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi akuzon përmes një postimi në rrjetet sociale se protestuesit në tubimin e sotëm para parlamentit janë përndjekur nga civilë, sikur i cilëson ai të bandës së Edi Ramës. Ai publikon edhe disa foto në faqen e Facebook-ut, të personave që sipas tij po i përndiqnin në protestë.

"Edi Rama erdhi ne pushtet me bandat kriminale dhe si bande kriminale vazhdon ta drejtoje shtetin. Edi Rama e ktheu policine e shtetit ne sherbim te krimit dhe krimin e veshi me uniforme policie, e sot krahas mbjelljes dhe korrjes se hashashit, trafikimit te saj, pastrimit te parave qe vijne nga droga tani u eshte shtuar edhe ruajtja e padrinos nga populli. Keta jane civilet e bandes se Edi Rames qe perndjekin te rinjte dhe qytetaret qe protestojne.

Pa asnje shenje identifikuese por me kodin e familjes mafioze te rilindjes dhunojne, ndalojne dhe cojne neper komisariate a bodrume bashkish te rinjte qe jane kunder padrinos. Po te kishte prokurori te pakapur, sot kapobanda dhe tufa e banditeve te tij do ishin para drejtesise. Por meqenese prokuroria eshte bere njesg me familjen mafioze te rilindjes, atehere i lind e drejta qytetareve t’u jape ate qe meritojne banditeve. Shihini, mbajini mend dhe mos i harroni. Koha kur do te jene para drejtesise eshte e shpejte" shkruan kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi.

Fotot e publikuara nga Belind Këlliçi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje