Kreu i Gardës në vetting, komisioni: Ke fshehur pasurinë, punësove edhe mbesën juriste

TIRANE-Kreu i Gardës së Republikës së Shqipërisë, Gramos Sako doli sot para Komisionit të Jashtëm, të Vlerësimit, ku iu nënshtrua procesit të Vettingut. Komisioni tha se numri një i Gardës ka kryer deklarim jo të saktë të pasurisë dhe se ka mungesë të burimeve financiare. Për të KJV konstatoi pasaktësi në deklarimin e pasurisë që ai kishte kryer, e konkretisht për një apartament blerë në kryeqytet. Po ashtu, Komisioni tha se Sako ka mungesë financiare për shlyerjen e kredisë së marrë në shumën prej 3 milionë lekësh. Kjo shumë, tha komisioni, është marrë me afat 20 vite por është shlyer brenda 3 vitesh.

Gjetje e komisionit ishte edhe shitja e një automjeti nga ana e Sakos në vlerën 15 mijë euro, mjet të cilin e kishte blerë në vlerën 450 mijë lekë. Lidhur me këtë veprim, Komisioni tha se kontrata e shit-blerjes së makinës ka qenë fiktiv. Deklarim jo i saktë i pasurisë është bërë edhe nga bashkëshortja e tij, për të cilën Komisioni tha se ka dyshime se ka kryer evazion fiskal, pasi ka deklaruar 1.4 milionë lekë më shumë se të ardhurat sipas tatimeve, të ardhura këto të ardhura nga puna e saj në klinikë dentare. Gramoz Sako gjithashtu rezultonte të ishte pronar i një bar kafeje me status pasiv, e cila rezulton me detyrime ndaj tatimeve, ndërkohë që Komisioni tha se subjekti ka pasur konflikt interesi në ushtrimin e funksioneve publike. Sako u pranua në Gardën e Republikës në vitin 1997, ndërsa më herët ka qenë me masë sigurie “arrest shtëpie”, por që çështja penale ndaj tij u pushua.

Gjatë seancës dëgjimore, Komisioni tha se në 2019 ndaj Sakos ka pasur një denoncim në KJV nga një grup gardistësh, ku pretendohej se kishte rritje gradash pa kriter, abuzime me dietat dhe parregullsi me etikën profesionale. Ndërsa në një tjetër denoncim të bërë rezultonte se gjatë viteve 2015-2019, mbesa e Sakos, vajza e motrës së tij është punësuar si juriste pranë Gardës së Republikës, që sipas Komisionit Sako ka kryer favorizim duke cënuar figurën e tij. Në përfundit, kreu i Gardës hodhi poshtë gjetjet e Komisionit duke kërkuar konfirmimin në detyrë. Para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit doli edhe Gredis Nnano, drejtor i Antiterrorit në Policinë e Shtetit. Për të Komisioni theksoi se ka burime të ligjshme financiare, ka kryer deklarim të saktë dhe nuk e ka fshehur pasurinë.

Gramos Sako

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fred Tironsi: 26/05/2020 12:03

    Jo vetëm ky, por çdokush përpara se të hypi në Pozitë është bërë i fortë me Pislliqe, Maskaralliqe, Gënjeshtra e Mashtrime dhe pikërisht këta të korruptuar e të njollosur kërkojnë të marrin Pjesën më të madhe të Tortës! Këta janë Kriminelë dhe duhet të japin Llogari para Drejtësisë. Këta Tipa për të fshehur Pronat i regjistrojnë ato në Emrat e Familiarëve (Gruas, Djalit, Vajzës etj...) Kurr nuk do bëhen Njerëz këta Djaj me Brirë!

    Përgjigju
  • popull: 05/02/2020 15:16

    Fytyre monster,dukesh i trembur ne palce nga abuzimet qe mos i hengshi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë