Kreu i ILD-së vizitë zyrtare në Inspektoratin e Përgjithshëm të Drejtësisë së Francës! Në fokus procesi para-disiplinor ndaj magjistratëve

Kreu i ILD-së vizitë zyrtare në Inspektoratin e Përgjithshëm të Drejtësisë së Francës! Në fokus procesi para-disiplinor ndaj magjistratëve

Christophe Straudo dhe Artur Metani

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani zhvilloi një vizitë pune në Paris, në Inspektoratin e Përgjithshëm të Drejtësisë së Francës, ku u mikprit nga homologu i tij Christophe Straudo.

Gjatë takimit Metani dhe Straudo vlerësuan praktikën e shkëmbimit të eksperiencave ndër vite mes dy shërbimeve të inspektimit të Francës dhe Shqipërisë, si dhe bashkëpunimin, si pjesë e Rrjetit Europian të Shërbimeve të Inspektimit (RESIJ).

Po ashtu, Metani u taku edhe me prokurorin e përgjithshëm pranë Gjykatës së Lartë, Remy Heitz, gjyqtaren Valérie Delnaud, që drejton kabinetin e Ministrit të Drejtësisë dhe drejtoren e Shkollës franceze të magjistraturës znj.Nathalie Roret.

Heitz i cili e njohu kreun e ILD-së me ndryshimet kushtetuese të vitit të kaluar në Francë, edhe në rolin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për vendimmarrjen në procedimin disiplinor, në cilësinë e tij si kryetar i këtij Këshilli për prokurorët, e më tej për çështje të deontologjisë, në kuadër të funksionit të tij si zëvendës kryetar i bordit të Shkollës franceze të Magjistraturës.

Ndërsa Delnaud, që drejton kabinetin e Ministrit të Drejtësisë, vuri dukje për sfidat e ngjashme të sistemit të drejtësisë në Francë dhe Shqipëri, si dhe eksperiencën franceze, që fokusohet tek procesi para-disiplinor, pra parandalimi, para sanksionimit disiplinor të magjistratëve.

Në funksion të kësaj qasje, ministria franceze e Drejtësisë ka ngritur Kolegjin e Deontologjisë, që përbëhet nga personalitete jo vetëm të drejtësisë, nën drejtimin e një veterani të sistemit, magjistrati François Feltz, ish drejtues i Inspektoratit francez të drejtësisë, me të cilin  u ndal në çështje të etikës e deontologjisë së magjistratëve.

Drejtorja Roret e njohu Metanin me projektin e afërm të bashkëpunimit me Shkollën shqiptare të Magjistraturës.

K.M/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet ta vazhdojë Sylvinho drejtimin e ekipit tonë kombëtar deri më 2026?



×

Lajmi i fundit

Egjipti dhe Emiratet gati për forcat e sigurisë në Gaza

Egjipti dhe Emiratet gati për forcat e sigurisë në Gaza