Nebil Çika, kryetar i Shoqatës Antikomuniste të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë i kërkoi Lulzim Bashës që ta prijë në përballje të drejtpërdrejtë me shumicën në pushtet. Çika e kritikoi Bashën kur tha se opozita juaj me qasjen perëndimore duket e paplotë përballë një bande komuniste terroriste.
"Bulevardi Dëshmorët e Kombit është mbushur me terroristë. Ne kemi reaguar por reagimi politik-, reagimi i popullit ka qenë i vakët. 17 Nëntori ishte hapja e një diktature lemerie që do të vazhdonte për 45 vjet dhe në një formë tjetër vazhdoi për 75 vjet. Historia përsëritet dhe ne jemi në pragun e një diktature tjetër, ky është një hall i popullit shqiptar.
Opozita juaj me qasjen perëndimore duket e paplotë përballë një bande komuniste terroriste. Merrni përgjegjësitë si një person i votuar nga një masë e madhe e ish-të përndjekurve politikë, ku ju kanë mbështetur në çdo aksion tuaj politik. Duhet të ju përgjigjemi bandës terroriste dhëmbë për dhëmbë. Ata nuk kuptojnë gjuhën tuaj europianë. Ne kërkojmë një reagim të drejtpërdrejtë një përballje me diktaturën komuniste, na prini dhe ne do të ju mbështesim" tha ai. Deklaratat ai i bëri gjatë ceremonisë ku Basha vendosi kurora me lule te Instituti i të Përndjekurve.
Lajmi kryesor:
75-vjetori i Çlirimit të Tiranës/ Braçe sulmon PD-në: Po i shpall luftë SHBA-së për pushtet! Veliaj: Janë sabotatorë (VIDEO)
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8133
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sot 80 vjetori i Çlirimit të Tiranës nga pushtuesit nazistë, homazhe te ‘Ushtari i Panjohur’! Veliaj: Të lëmë përçarjet për përparimin e shoqërisë
17 Nëntor, 08:29
-
Sot 79 vjet nga çlirimi i Tiranës nga pushtuesit nazistë! Veliaj: Nderojmë heronjtë që luftuan për lirinë e qytetit
17 Nëntor 2023, 14:40
-
VIDEOLAJM/ Ithtarët e Enverit me pankarta tek 'Ushtari i Panjohur' për 79-vjetorin e çlirimit të Tiranës! Çdo vit edhe më pak
17 Nëntor 2023, 11:43
-
Sot 79-vjetori i çlirimit të Tiranës, Veliaj: Nderojmë dhe respektojmë heronjtë që luftuan për lirinë e qytetit
17 Nëntor 2023, 09:19
-
Sot 78-vjetori i Çlirimit të Tiranës, socialistët homazhe te Partizani i Panjohur! Veliaj: Bashkë mund të përballojmë edhe një luftë të pabesë si kjo e Putinit
17 Nëntor 2022, 10:12
-
Veliaj uron 78-vjetorin e çlirimit të Tiranës: Vetëm bashkë mund të bëjmë më të mirën dhe të kalojmë çdo vështirësi
17 Nëntor 2022, 09:19
-
Dritëhijet e 76-Vjetorit të Çlirimit, historiani: Enver Hoxha urdhëroi ‘kush merr kryeqytetin, merr pushtetin’ (VIDEO)
17 Nëntor 2020, 15:48
-
76 vjetori i çlirimit të Tiranës, ceremoni përkujtimore tek 'Ushtari i Panjohur'! Veliaj: Ditë e lavdishme! Meta: Të ringremë ngremë vendin
17 Nëntor 2020, 08:06