Kreu i KOKSH letër Ramës: Fidel Ylli dhe Arben Pëllumbi po tentojnë të kapin këtë organizatë duke shkelur ligjin, ndalojeni këtë gjë

Kreu i KOKSH letër Ramës: Fidel Ylli dhe Arben Pëllumbi po tentojnë të kapin këtë organizatë duke shkelur ligjin, ndalojeni këtë gjë

Kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Virton Bezhani i ka dërguar një letër të hapur Edi Ramës, ku i kërkon që të ndërhyrë pasi Fidel Ylli, Erlind Pëllumbi dhe Arben Pëllumbi po tentojnë të kapin KOKSH-in, për të uzurpuar postin e presidentit dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të KOKSH. Sipas Bezhanit ata po shkelin hapur ligjin  dhe statusin e KOKSH dhe për këtë ai kërkon një auditim serioz të kësaj organizate në të gjitha elementët e funksionit të saj.

Bezhani shkruan se prej dy vitesh i ka denoncuar këto shkelje dhe është përpjekur, ti pengojë ato.

Letër e hapur

Kryeministrit, Zotit Edi Rama

I nderuar zoti Kryeministër

Po Ju shkruaj nga detyra e Presidentit të KOKSH për t’ju paraqitur publikisht një problem të krijuar nga njerëz që përdorin pozicione shtetërore dhe partiake për të shkatërruar ligjshmërinë dhe demokracinë në Lëvizjen Olimpike në Shqipëri.

Antari i KE KOKSH , Erlind Pëllumbi, vëllai i Sekretarit Organizativ të Partisë Socialistë Arben Pëllumbi dhe deputeti i Partisë Socialiste Fidel Ylli, kanë bashkuar forcat me një grupim individësh që janë pranë strukturave qeveritare dhe partiake pranë jush, dhe kanë ndërmarrë një aventurë të qartë në shkelje të ligjit dhe Statutit të KOKSH për të uzurpuar postin e presidentit dhe antarëve të Komitetit Ekzekutiv të KOKSH. Prej gati dy vitesh, kam konstatuar shkelje të rënda të funksionimit financiar, ligjor dhe statutor në KOKSH dhe i kam denoncuar dhe jam përpjekur ti pengoj ato. Për fat të keq në këto përpjekje të mijat publike, nuk kam patur mbështetjen e Ministrisë së Sportit, përkundrazi, funksionarë të saj kanë qënë pjesë aktive e këtij grupimi individësh që po shkelin çdo parim dhe normë për të uzurpuar KOKSH.

KOKSH prej vitesh është përfshirë në një aktivitet të qartë të paligjshëm. Kjo ka ndodhur edhe kur unë kam qenë në drejtim por, në asnjë rast, nuk ka ndodhur me bashkëpunimin tim të ndërgjegjshëm dhe përfitues. Për besimin e tepruar dhe mungesën e vigjilencës, kam qenë dhe jam i gatshëm të mbaj përgjegjësitë që më takojnë.

Këto shkelje ligjore dhe statutore kanë vazhduar të ndodhin edhe kur unë i kam kundërshtuar me të vetmen mundësi, votën time.

Se fundmi edhe gjykata ka pezulluar një nga vendimet që ky grupim ka ndërmarrë , në shkelje të qartë të ligjit.

Po Ju drejtohem publikisht sepse i kam ezauruar të gjitha mundësitë në institucionet qeveritare nën juridiksionin tuaj. Do ta vazhdoj luftën time në gjykata dhe nuk do të tërhiqem deri në fund për të vënë para përgjegjësisë penale abuzuesit që kanë emra konkretë.

Por, shpresoj që kjo letër t’Ju sensibilizojë që të bëheni pengesë ndaj përpjekjeve që ky grupim, nën juridiksionin tuaj,  po bën për të mbuluar abuzimet e bëra në KOKSH, duke shkelur ligjin dhe statutin.

Ju sugjeroj që  të kërkoni një auditim serioz të kësaj organizate në të gjitha elementët e funksionit të saj.

Duke besuar në përkushtimin dhe impenjimin tuaj

Me shumë respekt

Virton Bezhani

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë