Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paditur në Gjykatën e Tiranës për shpifje.

Ndërsa shorti për procesin ndaj tij ka përzgjedhur gjyqtarin Lazër Sallaku për gjykimin e çështjes.

Padija ndaj kreut të opozitës është regjistruar në gjykatë më 20 nëntor nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqa, i cili akuzon Bashën për shpifje.

Beqaj është akuzuar nga PD për grabitjen e 31 milionë eurove në tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë.

Një javë më parë, Beqaj u shpreh se nëse PD vërteton qoftë se ka vjedhur 31 mijë lekë atëherë do të tërhiqet nga politika.

“Nëse Lulëzim Basha do të faktojë jo 31 milionë euro, po edhe 31 mijë lekë vjedhje në adresën time, unë do të tërhiqem nga aktiviteti publik, dhe do të shkoj përpara drejtësisë.

Por në të kundërt, Lulëzim Basha do të duhet të përballet me ndëshkimin e merituar moral e civil”, u shpreh Beqaj.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)