Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur qytetin e Korçës për të festuar dhe uruar të gjithë shqiptarët p[ër festën e krishtlindjes.
Kryedemokrati ka dhënë urimin dhe mesazhin e tij për këtë ditë të shenjtë nga Mitropolia e Korçës

Lulzim Basha ka thënë se kjo ditë e shenjtë shpreson që të sjellë begati e harmoni në familjen e çdo shqiptari.
“Uroj më të pamundurit, shpresoj që t’iu sjellë begati” ka thënë lideri i opoziës, Lulzim Basha.
Ai ka falenderuar qytetin e Korçës që këtë ditë e festë të shenjtë e feston në mënyrë madhështore.

“Falenderoj Korçën në këtë ditë të mrekullueshme. Kjo ditë shprese të jetë në të ardhmen dhe ditë besimi” ka thënë Basha.
Mesazhi i plotë i Lulzim Bashës
"Në këtë ditë të mrekullueshme, në këtë ditë të bekuar të Zotit, ditë Krishtlindjesh, dua të uroj të gjithë besimtarët e krishterë : Gëzuar Krishtlindjen! Për shumë vjet gëzuar!
Do të uroj në veçanti shërbëtorët e Zotit, të gjitha kishat, katolike, ortodokse, ungjillore të vendit. Dhe një urim të veçantë kam për më të pamundurit, njerëzit në nevojë, për fëmijët në veçanti, se kjo ditë e bekuar e lindjes së shpresës të sjellë bashkë me shpresën edhe besimin se e nesermja do të jetë më e mirë.
Për shumë vjet gëzuar!
Faleminderit!"
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com