Kreu i PS në Gramsh: HEC-in në Kanionin e Holtës do të anulohet, kam garanci nga Balla

Kreu i PS në Gramsh: HEC-in në Kanionin e Holtës do të anulohet, kam garanci nga Balla

Kanionet e Holtës në Gramsh

Kreu i degës së Partisë Socialiste në Gramsh, Klodian Taçe ka thënë se projekti për HEC-in në Kanionin e Holtës në Gramsh do të anulohet. Përmes një postimi në Facebook, Klodian Taçe shprehet se për anulimin e projektit ka marrë garanci nga deputeti i qarkut të Elbasanit njëkohësisht kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

“Lajmi më i mirë që mund të mernim në këto momente, kemi marrë garanci totale nga drejtuesi ynë politik Taulant Balla që leja ne HEC Holte do anullohet. Faleminderit miku ynë”- ka shkruar kreu i PS në Gramsh.

Kujtojmë se banorët dhe PD kanë denoncuar ndërtimin e HEC-it në kanionin e Holtës. Pak ditë më parë Luçiano Boçi akuzoi ish-ministrin e Energjetikës Damian Gjiknuri se me firmën e hedhur për këtë HEC po zhduk bukuritë e rralla të natyrës në kanionet e Holtës, ndërsa kërkoi ndalimin e punimeve.

 

Leja e dhënë nga Këshilli i Territorit për HEC-in e Holtës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?