Kreu i SHISH: Vetingu ka trembur korrupsionin në drejtësi, ja ku po investohen paratë e pista në Shqipëri

Reforma në gjyqësor dhe Vetingu kanë trembur korrupsionin në drejtësi, ndërsa gjyqtarët tashmë po bëjnë shumë kujdes me praktikat korruptive. Ky është konkluzionin i Shërbimit Informativ Shtetëror në raportin për veprimtarinë vjetore për vitin 2019, në kapitullin për korrupsionin në Shqipëri. Raporti është paraqitur nga kreu i institucionit kryesor të sekreteve në vend, Helidon Bendo. “Për shkak të masave të shtuara kundër korrupsionit dhe reformës në drejtësi, elementë të sistemit të drejtësisë shfaqin kujdes të shtuar për të shmangur ekspozimin dhe lidhjet me elementë të besuar me akses direkt në Veting, si dhe dëshirë për të dëshmuar performancë në proceset gjyqësore të drejtuara prej tyre, përmes formulimit të akuzave, zvarritjes së procedurave apo dhënies së vendimeve maksimale të parashikuara në ligj”, thuhet në raport.

Shërbimi Informativ Shtetëror thekson në raport se pavarësisht hapave pozitive në luftën kundër korrupsionit, ‘kjo dukuri vijon të shfaqet problematike në sistemin e drejtësisë dhe në disa segmente të administratës publike’. Në raport trajtohet edhe çështja e parave të pista. Sipas SHISH, paratë pista po investohen në biznesin e ndërtimit dhe të hoteleri-turizmit. “Në vendin tonë, një sasi e konsiderueshme e parave “të pista” e ka origjinën nga aktiviteti kriminal ndër vite i individëve dhe grupeve të përfshira. Të ardhurat e fituara në mënyrë të paligjshme janë investuar në vijimin e aktiviteteve kriminale, si dhe në biznese të ligjshme. Sektorët mbizotërues për pastrimin e parave mbeten biznesi i ndërtimit, pasuritë e paluajtshme, hoteleri-turizmi, etj”, thuhet në raport.

Sipas institucionit të sekreteve, zonat bregdetare e ato urbane mbeten më tërheqëset, pasi ofrojnë potencial për kthimin shumëfish të investimit fillestar. Si faktorë favorizues të pastrimit të parave të pista, SHISH evidenton korrupsionin dhe niveli i informalitetit në ekonomi. Ndërkaq, sa i takon krimit të organizuar, SHISH thekson se “vlerat monetare dhe pasuria e përfituar nga veprimtaria kriminale ndër vite (favorizuar nga korrupsioni në sistemin e drejtësisë, pandëshkueshmëria apo niveli i ulët i saj), po përdoren nga këto grupe për zgjerimin e aktivitetit të narkotrafikut jashtë vendit, kryesisht në drejtim të drogave të forta. Individët kriminale që i kanë shpëtuar ndëshkimit, janë vendosur në vende të huaja dhe prej andej shërbejnë si ura lidhëse të trafikut me elementë kriminalë brenda vendit. Përveçse në vendet evropiane, janë aktivë edhe në vendet e origjinës së kokainës e heroinës, ku bashkëpunojnë me elementë kriminalë lokalë”.

Raporti i SHISH

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haha: 16/06/2020 00:38

    Te kishim ca qereste i Loni do kishim investuar per nje ure.

    Përgjigju
  • Andoni: 15/06/2020 20:11

    Eshtë si t'u thuash njerëzve: "bota është sferike"; edhe mbledhësit e mbeturinave e dinë se ku investojnë paratë e ndyra. kompanitë e ndërtimit janë në konkurrencë të padrejtë me institucionet financiare! shihni ndonjë vlerë ekonomike në mijëra ndërtesa të reja që bllokojnë diellin e banorëve të Tiranës? Jam i sigurt se ata gjithashtu e dinë se sa paguajnë nga kjo "para e zezë" për të marrë lejen e ndërtimit. te lutem, duhet te jemi pak serioz. nuk ka kohë. të rinjtë po largohen nga vendi për të mos u kthyer më! Aplikoni * asnjë leje ndërtimi * dhe do të shihni rezultatet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje