Kreu i shoqatës së Turizmit, Topuzi: Pozitive heqja e kufizimeve për Shqipërinë nga BE! ‘Pengesat’ nga vende me potencial turistik, për të mbajtur turistët brenda

Kreu i hotelierëve dhe i shoqatës së Turizmit në Shqipëri Zak Topuzi, në një intervistë për Report Tv e cilësuar pozitive futjen e Shqipërinë te vendet e sigurta sa i përket infeksionit COVID, duke sjellë udhëtim të lirë drejt Bashkimit Evropian. Një tjetër faktor pozitiv për turizmin këtë vit, Topuzi nënvizoi  faktin kanë filluar të vijnë në Shqipëri edhe turistë nga vendet e lindjes së mesme.

“Vendet me kufizime, për një sezon turistik me vështirësi duan të mbajnë maksimalisht turistët e tyre brenda vendit në mënyrë që valuta të mos dalë jashtë. Heqja e kufizimeve për Shqipërinë nga vendet e BE e rëndësishme sepse çdo person që largohet nga Shqipëria s’do ketë kushte specifike. Deri në mes të korrikut Anglia ka vendosur që të mos lejojë daljen e turistëve angelzë. Të gjitha këto janë elementë të rëndësishëm që spo lejojnë të merren vendime të qarta. Vendet me potencial turistik kanë vendosur kufizime, duan të shfrytëzojnë potencialin vendas. Ne vetëm një gjë na gëzon është se vendet e lindjes kanë filluar të vijnë. Vendet e rëndësishme kanë pasur kush se në rast se ti prenotoje do ta paguaje paketën e plotë. Por këto janë elementë të rëndësishëm që do të ndihmojnë turizmin e këtij viti”, tha Topuzi.

Aksionet që po zhvillohet në fillim të sezonit turistik, sipas Topuzit janë shqetësuese për turistët. Këtë verë ai tha se do të kemi kryesisht turistë të ballkanit, ndërsa nënvizoi se Kosova do dominojë.

“Turizmi është pothuajse në tregun e bursës dhe përpara se çdo person të udhëtojë në një vend do të marrë informacion se çfarë ndodh në këtë vend. Nuk është e mirë që në momentin që ata marrin informacione që një vend është i hapur për turistët dhe të përballen me probleme të tjera duke qenë se mund të jemi i vetmi vend që skemi vene kufizime për turistët. Përfytyro një person që ka paguar dhe ndodhet mes fadromave zhurmës.

Jemi në gjendje tu japim informacion turistëve se çfarë ndodh në Tiranë. Të gjitha janë pozitive. Duhet një angazhim qoftë nga pushteti lokal dhe ai qendror për të vënë në shfrytëzim atë fond që qeveria ka vënë në mbështetje të turizmit. Ministria të hapë faqe online për aktivitetet kulturore Ende jemi në një protokoll të kufizuar, ka kufizime në aktivitete. Kosova mori vendime. Ne si shtet duhet ti përgjigjemi me të njëjtat masa për të qenë konkurrent në tregun rajonal.

38% të eksporteve vende si Shqipëria e plotësojnë nga turizmi. Ka luftë për të luajtur rolin  e mbledhësit të të ardhurave maksimale. Nëse europa ska qëndrim të njëjtë për të gjithë vendet, luftën kryesore e bëjnë nga vendet që preken nga turizmi, si greqi... Vendet e tjera pengojnë daljen dhe lëvizjen e lirë të udhëtarëve. Ka ardhur momenti që çdo gjë duhet të hapet. Do kemi kryesisht turistë të ballkanit, kosova do dominojë”, tha ai.

Be.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Frika nga varianti Delta, a është momenti i vaksinimit me detyrim për kategori të caktuara të popullatës ?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Distria Krasniqi merr medaljen e artë në Lojërat Olimpike, Rita Ora: Krenare, Kosova lë gjurmë në ‘Tokio 2020’