Drejtuesi i SPAK Altin Dumani, bëri sot prezent gjatë raportimit në Kuvend shqetësimin për dështimin e ekstradimeve për personazhe të njohur të krimit që fshihen në Dubai.

Problematikë është mungesa e ekstradimit të eksponentëve të krimit të organizuar kryesisht nga Emiratet Arabe. Është një problematikë që ka vënë në vështirësi hetimet sa i takon përballjes së autorit të veprës penale në sallën e gjyqit. Procedurat e ekstradimit vijojnë. Deri tani nuk kemi marrë asnjë refuzim por nuk kemi asnjë të ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe” tha Altin Dumani, Drejtues i SPAK

Prokuroria e Posaçme ka tashmë një laborator të saj për hetimet, por Dumani ngriti shqetësimin për pagat e ekspertëve që punojnë aty.

“Statusi financiar jo i kënaqshëm i ekspertëve të provave digjitale. Ne kemi një laborator dixhital, shumë modern. Kemi rekrutuar tre ekspertë që vlerësojmë se janë më të mirët në treg, por trajtimi i tyre financiar lë për të dëshiruar. Kemi frikë se mund të na largohen pasi ky është treg shumë i kërkuar” vijoi më tej Dumani.

Kujtojmë se në Dubai ndodhen një pjesë e madhe e personave që SPAK i ka shpallur në kërkim si Plaurent Dervishaj Florenc Capja etj

Ndërkohë deputetja Albana Vokshi kërkoi shpjegime nga kreu i SPAK për hetimin e krimeve zgedhore, incineratorët dhe dosje të tjera korrupsioni, por Duman ii premtoi se përgjigjen do ta marrë me vendimarrjet konkrete të prokurorisë.

Albana Vokshi: Çfarë po bëni me kallëzimet për krimet elektorale të 2021. Nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Pse nuk është hapur asnjë hetim për aferën Mc Gonigal

Altin Dumani: “Pjesa më e madhe e tyre janë në hetim. Nuk mund të jap të dhëna e të raportoj për çështje konkrete. Por përsa kohë janë në hetim, ndaj me ju të njëjtën shqetësim me ju lidhur me disa cështje që janë të mbartura që kanë kohë në hetim dhe duhet të disponohen nga prokurorët me një vendimmarrje.  Unë si drejtues prokurorie kam të drejtë ti krijoj kushtet dhe infrastrukturën e nevojshme. Që nga dita e parë në këtë detyrë jam përpjekur ta bëj dhe shpresoj që në të ardhmen të kemi përgjigje me vendimmarrje. 

Dumani renditi dhe problematiket me të cilat po haset ky institucion dosjet e mbartura dhe mungesa e infrastrukturës.

Problematika më e  madhe e institucionit tonë është numri i madh i procedimeve të mbartura ndër vite. Ngelet qe ky vit dhe gjatë 6 muajve në  vijim prokuroret të fokusojnë energjitë  e tyre pasi kjo ngarkesë po bëhet shqetësuese dhe duhet patjetër ti jepet zgjidhje kësaj problematike. Gjatë vitit 2022 kemi vuajtur mungesën e infrastrukturës pasi është punuar në ambiente shumë të vogla 3, 4 ose më shumë hetues në një zyrë dhe kemi pamundësi për të ushtruar në normalitet funksionet e institucioneve.  Kjo problematikë mund të konsiderohet e zgjidhur pasi me vendim të Këshillit të Ministrave Prokuroria e Posaçme ka marrë në pronësi një godinë  e cila është shume pranë godinës ku aktualisht kryhen funksionet.  Nga vlerësimi që është bërë godina përmbush më së miri funksionet e Prokurorisë së Posaçme përfshirë prokurorë hetues apo qoftë dhe administratë" tha Dumani

Prioritetet e 2023: Me paratë e konfiskuara të krimit do forcohet hetimi

Gjithashtu prezantoi dhe prioritetet hetimi i pastrimit të parave dhe hartimi i një strategji për ndarjen e çështjeve të mbartura për të rritur eficencën në rastet e hetimeve të tejzgjatura. Fondi i vendosur në dispozicion nga pasuritë e konfiskuara do të përdoren për të forcuar metodat e hetimit.

Lidhur me disa prioritete të vitit 2023 forcimi i kapaciteteve njerëzore në hetimin financiar dhe pasuror. Sektori i hetimit financiar është funksional.Janë angazhuar të 12 financiarët që janë aktualisht nw procedimet penale pasurore por dhe procedime penale ku kwrkohet ekspertiza e tyre. Me partnerët ndërkombëtar, është mundur të sigurohet edhe trajnimin e tyre. Jemi duke punuar dhe për sigurimin e programeve analitike që do i lehtësojnë punën e tyre. 

Prioritet është forcimi i kapaciteteve teknike duke përmirësuar cilësinë e mjeteve të posaçme të hetimit dhe kjo është një prioritet I joni. E dimë që për të hapur një hetim të suksesshëm duhen mjete dhe metoda speciale të hetimit. Falë fondit të siguruar përmes fondit të pasurive të konfiskuara këtë vit mund të realizohen këto nevoja dhe të përdoren pastaj në funksion të hetimeve të suksesshme"

Nga ana tjetër Prokurori i përgjithshëm Olsian Çela gjatë raportimit të raportiit vjetor para Kuvendit shprehu shqetësim për vakancat në systemin e prokurorisë, të cilat kanë sjellë 21 mijë çështje ë mbartura nga viti 2022. Kreu i KLP, Alfred Balla, raportoi se me prurjet e reja nga magjistratura, vendet vakante në prokurori mund të plotësohen në 3 vitet e ardhshme.