Policia e Lezhës ndëshkoi me masë administrative gjobë një 30-vjeçar i cili kreu manovra të rrezikshme me mjetin e tij, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Knallës", në Shëngjin, duke u bërë burim aksidenti për përdoruesit e rrugës.

Drejtuesi i mjetit u lokalizua dhe identifikua falë bashkëpunimit me qytetarët dhe pas postimit të videos në rrjetet sociale ku shfaqej 30 vjeçari me automjetin e tij.

Për kundravjtjen e kryer ndaj 30 vjeçarit policia vendosi masa administrative 10.000 lekë të rinj.