TIRANË- Një 24-vjeçar është arrestuar në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Në njoftimin e policisë thuhet se i riu me iniciale I. I., në rrugën "Bregu i Lumit", ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij 21-vjeçare.

E reja ka deklaruar në polici se 24-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, pa dëshirën e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.