Monika Kryemadhi ishte sot në Fushë-Krujë ku u takua me strukturat e LSI-së dhe bëri akuza ndaj ministrit Lleshaj lidhur me gazin e lotsjellës të hedhur në protestat e opozitës. Kryemadhi e quajti atë një ushtarak të dështuar që ka lënë gradën e ushtarakut për portofolin e një ministri.
"Sandër Lleshaj helmon qytetarët. Ai është një ushtarak që ka dështuar. Asnjë ushtarak nuk e lë gradën për portofolin e një ministri", deklaroi Kryemadhi.
Ajo përsëriti akuzat për blerje votash nga partia socialiste dhe deklaroi se djegia e mandateve u bë për të mirën e qytetarëve.
"Tashmë ne sot jemi në një takim me njerëzit kryesorë. Kemi një detyrim moral për të bashkëbiseduar për të kuptuar dhe për të ndarë problematikat që ne kemi. Djegia e mandateve është i paprecedentë por është i nevojshëm. Djegia e atyre mandateve, ishte një vendim për të cilët menduam se deputetët do të kishin mëdyshje por nuk pati të tilla. Vetë LSI ëhtë krijaur me qëllim integrimin e Shqipërisë.
Bëmë të mundur marrjen e statusit kandidat kur partia drejtohej nga Klajada Gjosha. Pas zgjedhjeve të 2017 komisioni europian vendosi një nga kushtet reformen zgjdhore. OSBE shkoi në raportin e saj se 20% e deputetëve të Partisë Socialiste kishin vjedhur votat.
Tashmë kemi 400 CD ku vetëm tre minuta zbardhi Zëri i Amerikës. Dosjet 339 dhe 184 ku tregohet implikimi i Edi Ramës në blerjen e votës. Kjo do të thotë se ai parlament tashmë është ilegjitim. Të paktën 5 deputetë të saj janë me vota të blera. Rama nuk konsideron as shtet as institucione. Ky njeri ka kapur shtetin dhe e ndaj sic i intereson. Kudo që të shkojmë, njerëzit thonë ccgarë do të fitojë populli nga politika. Në mund të bënim sikur shkonim në parlament dhe shaheshim me njëri-tjetrëin. Por a do t'i rriste kjo rrogat e shqiptarëve?! Absolutisht jo.
Një opozitë fasadë do të bëhej patericë për qeverinë e Ramës. Deputetët e PS nuk kanë dalë për të kërkuar votat", u shpreh Kryemadhi.
-
Pse moj ....ku e di ti qe ka portofola ne ministri apo ika provuar like ....bashke me ty ministrite qe kane portofol? ....
Përgjigju -
Ketu ka te drejte ajo.... Lleshaj duhet ta kishte pyetur Moniken para se te pranonte portfolin e Ministrit.....
Përgjigju -
Kush flet Ajo qe ka lene breket rruges
Përgjigju












Komente
Komento