Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me qytetarët e Lezhës dhe anëtarët e LSI së këtij qyteti. Kryetarja e LSI-së tha se Kryeministrin Rama e ka kapur ankthi i dosjeve 339 dhe 184. Ajo shpjegoi se në këto dosje nuk bëhet fjalë thjesht dhe vetëm për shitblerjen e votave, por për diçka edhe më të rëndë, siç është përdorimi i bandave kriminale për të kërcënuar qytetarët dhe për të marrë pushtetin në mënyrë jo legjitime.
“Edi Ramën e ka kapur ankthi i dosjes 339 dhe 184. Çfarë janë këto dosje. Dëgjojmë shumë për shitblerjen e votës, dëgjojmë batuta, dëgjojmë histori. Nuk është thjeshtë çështja e shitblerjes së votës por është më shumë se kaq. Është përdorim i bandave kriminale për ta blerë votën, për ta kërcënuar qytetarin dhe për ta marrë pushtetin në mënyrë jo legjitime. Për të deformuar votën e qytetarëve në mënyrë kriminale. Dhe që të deformosh votën në mënyrë kriminale është krim dhe për këtë dënohesh. Dosja 339 dhe 184 tregojnë hapur sesi banda kriminale, kanë përfshirë segmentet më të larta jo vetëm të Partisë Socialiste por edhe të qeverisjes së Edi Ramës, për shitblerjen e votës nëpërmjet grupeve kriminale. Këto janë të faktuara në dosjen 339 me zë dhe me figurë. Dëgjojmë dhe ish-shërbëtorë të opozitës apo edhe analistë të Edi Ramës që thonë janë të paligjshme”, tha Kryetarja e LSI.
Kryemadhi tha se Reforma në Drejtësi po përdor dy standarde të ndryshme, një për Ramën dhe bandën e tij, dhe tjetër standard për qytetarët e thjeshte.
“Po pse për një qytetar të thjeshtë i cili lyen një fasadë apo një gardh të shtëpisë së tij, duhet marrë dhe duhet futur në burg dhe duhet gjobitur. Ndërsa Kryeministri kur kapet me presh në dorë nuk duhet të merret dhe të thirret. Sa nga ju qytetarë të Lezhës për ndërtime ballkonesh pa leje dhe shumë gjëra të tjera, jeni marrë nga policia dhe jeni çuar në Prokurori, jeni dënuar. Sa nga ju kanë shkuar në burg për mospagimin e faturës së energjisë elektrike. Sa nga ju u janë prishur shtëpitë për shkak të mos legalizimit. Sa nga ju u janë gjobitur bizneset për mungesën e një fature. Sa e sa gjobitje dhe kërcënime nga shteti ka pasur ndaj familjeve të varfra. Pafundësisht. Dhe të tërë janë përballur, në polici, në prokurori, në gjykata, dhe të gjithë prisnin me padurim reformën në drejtësi. Dhe na rezultoi që Reforma në Drejtësi tjetër standard ka për Edi Ramën dhe bandën e tij kur kapen me presh në dorë nga prokuroria e Edi Ramës dhe tjetër standard paska për qytetarët shqiptarë”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Në përfundim të takimit, Kryemadhi ju drejtua qytetarëve duke u thënë të mos frikësohen nga çfarë mund t'i ndodhë.
“Mos u ndalni! Mos u ndalni dhe as mos u sugjestiononi as nga presionet, as nga trokitjet e policisë në dyert tuaja. Pse e them këtë? Sepse njerëzit më të lodhur dhe më të mërzitur janë policët, janë ata që paguhen më pak nga të gjithë, janë ata që shfrytëzohen më shumë nga të gjithë, janë ata që vendosen në pozicionin më të vështirë nga të gjithë. Janë prokurorët, të cilët kërcënohen për të bërë padi ndaj qytetarëve të thjeshtë dhe ndaj njerëzve politik. Pse? Sepse iu shkundin përpara surratit të tyre listat që përgatiten në zyrat e Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit për prokurorët për Vettingun e famshëm. Mos u trembni nga asnjë, i cili kërkon t’iu mbyllë biznesin apo t’iu vendosë gjoba. Çdo njeri që është në gramat e fundit, që është në gramat e fundit të pushtetit të tij bën veprimet që bën sot Edi Rama dhe banda e tij. Tik-taku i tij ka filluar, por ajo çka ne duam, nuk e kemi betejën për të larguar një njeri për të sjellë një njeri tjetër. Betejën e kemi për të ndërtuar një sistem që Shqipëria t’i japë fund një herë e përgjithmonë tranzicionit, kapjes së shtetit dhe mbi të gjitha për të krijuar të ardhmen e sigurt për të rinjtë dhe të rejat shqiptar”, tha Kryemadhi.
E pafytyre baxhell
PërgjigjuShporru hajdute Dorezohu vete ne SPAK KI MERAK PER VETE SE TE PRET RECI NE SHKODER HAJDE SE DO KALOJME MIRE
PërgjigjuGjysma e pjesmarresve ne takimin e Lezhes te importuar me dhune nga Tirana, kusherinjte e 7 te sharebajgave. Te jane mbaruar idete o Nafije , te kane braktisur dhe militantet e leshitdhise, ke marre fund, populli te urren per vdekje
PërgjigjuTim tak U i Reçit po troket për ty e për like floririn tat o femër ordinere o fshatare e pa gdhëndur . Ti je fytyra më e urryer e SHQIPTARVE
Përgjigju