Krijimi i Këshillit Euro-Atlantik në PD, Eduard Prodani në Report Tv: Orientimi pro perëndimor në Shqipëri në rrezik, Berisha-Meta duhen ndalur

Eduard Prodani, bashkë me një grup themeluesish dhe intelektualësh të Partisë Demokratike që në embrionin e saj kanë krijuar para pak ditësh Këshillin Euro-Atlantik, një strukturë e jashtme e PD. Në një intervistë për ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv Prodani thotë se orientimi euroatlantik i Shqipërisë është në rrezik dhe duhet bërë gjithçka për ta parandaluar avancimin e një grupi që po e cenon këtë orientim.

“Unë jam bërë pjesë e një strukturë të jashtme të krijuar nga PD. Përgjithësisht përbëhet nga ish themelues, njerëz që kanë punuar për lëvizjen demokratike që prej fillimit të viteve 90. Nuk janë më anëtarë. Nga PD na kanë përzënë. Situata politike që është krijuar tani po cenon në Shqipëria atë që dukej sikur ishte më e pacenueshmja, orientimin euro-atlantik të Shqipërisë.

Është vërtet diçka e paimagjinueshme. Tani na lind detyra që të bëjmë detyrën tonë në mënyrë që ky rrezik të shmanget. Jemi vërtet në një fushatë zgjedhore por përballë kësaj situate që parashikova ka pak rëndësi se kush është kryetar i asaj apo i kësaj bashkie por duhet të shmanget rreziku i braktisjes së parimeve euro-atlantike dhe opozita të kthehet në rrugën normale që i shërben Shqipërisë. Prandaj unë e pranova këtë ftesë”, tha Prodani për Report Tv

I pyetur nga gazetari Nertil Agalliu nëse kjo është një taktikë elektorale apo përgatitje për pas 14 Majit, Prodani tha se sigurisht që ndikimi do të jetë për të ardhmen. Ai tha se duhet ndalur ky koalicion Berisha-Meta që kërkon ta mbajë peng vendin në këtë tranzicion pa mbarim më shumë se 30-vjeçar.

“Nuk do ta thosha që është taktikë elektorale, edhe për arsyen se nuk ka më kohë. Sondazhet janë ato që janë, të gjithë i kanë parë dhe ndikimi në votim do të ishte thuajse e pamundur. Kjo duhet parë si një mesazh politik i drejtuar elektoratit historik të Partisë Demokratike, i cili është qartazi konfuz.

Sa i takon pas zgjedhjeve duhet thënë se PD-në e presin zhvillime të rëndësishme dhe në këtë këndvështrim mund të ketë interes. Duhet krijuar një frymë pozitive tek të rinjtë, në shoqëri, në mënyrë që Shqipëria të ketë një klimë pozitive. Grupimi Berisha-Meta duan të na kthejnë sëërish në ciklin 30-vjeçar, kur ne jemi detyruar të zgjedhim të keqen më të vogël. Shqipëria sot nuk ka një klasë politike me integritet politik dhe moral. Nuk e shoh të manifestohet një gjë e tillë dhe të gjithë duhet të japim kontributin tonë që një gjë e tillë të jetë në rendin e ditës”, tha ndër të tjera në intervistën për Report Tv, Eduard Prodani

Përbërja e Këshillit Euroatlantik në PD:
1. Edmond Trako –Deput i PD në legjislaturën e parë
2. Eduard Prodani –Student i Dhjetorit, bashkethemelues i forumit rinor të PDSH
3. Fatos Hoxha –ish-deputet i PD 2009-2013
4. Gjergji Hani –ish i dënuar politik në moshën 16-vjeçare në 1985
5. Marcel Hila –Aktivist i degës se Partisë Demokratike Shkodër qe ne vitin 1990
6. Neli Demi –psikiatër, terapist
7. Nevila Nika – Profesoreshë, historiane, ish-drejtoreshe e Arkivit të shtetit
8. Omer Stringa –profesor i ekonomisë, ish-dekan i fakultetit ekonomik
9. Preç Zogaj –themelues i Partisë Demokratike, drejtor i gazetës së parë opozitare RD
10. Rushdi Keci –profesor, ish Prefekt i Tiranës
11. Vasil Gjika –ish deputet i PD-së ,92-96

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën