Krijimi i vjedhur i Asllanit përjashtohet
nga "Kënga Magjike"
Në hapat e para të karrierës së saj dhe me dëshirën e madhe për të interpretuar në festivalin e përvitshëm të muzikës “Kënga Magjike”, artistja e re Besa Breca nuk do të mund të performojë në këtë
Në hapat e para të karrierës së saj dhe me dëshirën e madhe për të interpretuar në festivalin e përvitshëm të muzikës “Kënga Magjike”, artistja e re Besa Breca nuk do të mund të performojë në këtë spektakël.
Kjo pasi kënga me titull “Ndjenjat nuk kanë kufij” e kompozuar nga Fabjan Asllani rezulton të jetë e kopjuar.
Është hera e dytë që emri i këtij kompozitori lakohet për plagjiaturë, ndërsa 7 vjet më parë për faj të Asllanit u përjashtuan nga po i njëjti festival motrat Trungu.
Në faqen zyrtare të festivalit “Kënga Magjike” është bërë i ditur nëpërmjet një shkrimi lajmi “Fabian Asllani “vret” përsëri me notat e hajdutërisë”, i cili zbulon se ka qenë vetë këngëtarja ajo që ka zbuluar dhe denoncuar këtë gjë.
Sigurisht që nuk ka qenë një fillim i mbarë për këngëtaren e re, e cila përveçse është pezulluar nga ky spektakël është e detyruar të paguajë edhe një gjobë.
Në shkrim është postuar edhe linku i këngës së këngëtarit Luis Miguel me titull “O tu o Ninguna”, e kopjuar identik nga kompozitori Fabjan Asllani.
Besa ka shprehur zhgënjimin e madh që ka ndjerë kur mori vesh rastësisht nëpërmjet një mikeshe që kënga e saj ishte e vjedhur.
Më tej ajo ka thënë se pavarësisht kësaj nuk do ti pëlqente kurrë që karriera e saj të niste me një këngë të kopjuar.
Besa është një këngëtare e re e dalë nga edicioni i parë i “X-Factor”, e njohur për zërin e saj të bukur dhe melodioz.
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
129/2
Sondazhi i ditës:
PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.8%
-
Të gabuar
80.7%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 2098
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Netanyahu pranon se po zhvillohen bisedime me Hamas për një armëpushim
28 Tetor, 18:18
-
Letra e Metës nga burgu, Anri Bala: Deklarata patetike! Edvin Kulluri: Bllokimi rrugëve nga PD? Do i plasin shpirtin njerëzve
28 Tetor, 18:01
-
Vuani nga hipertensioni, ja ushqimet që ulin presionin e lartë të gjakut
28 Tetor, 18:01
-
Volkswagen do të mbyllë tre fabrika në Gjermani, pritet shkarkimi nga puna i mijëra punonjësve
28 Tetor, 17:57
-
Von der Leyen: Dërgimi i ushtarëve të Koresë së Veriut në luftën kundër Ukrainës është një kërcënim për paqen botërore
28 Tetor, 17:35
-
VIDEOLAJM/ Monika Kryemadhi lexon reagimin e Metës gjatë seancës së Kuvendit
28 Tetor, 17:35
-
Një javë pas arrestimit, Meta reagon nga burgu: U rrëmbeva nga mafia në pushtet! Me deklarimin e pasurisë dhe shpenzimet shëndetësore merrej ish-gruaja ime
28 Tetor, 17:25
-
'Rama peshku i madh në telefonin tim', Kryemadhi i kthehet Berishës: Mos e ka fjalën për buxhetin e Vlahutin që bleu deputetët e PD-së për të votuar reformën në drejtësi
28 Tetor, 17:14
-
Rikthehet në Report Tv sondazhi për zgjedhjet 2025 me Eduard Zaloshnjën! Si do ndahen mandatet në Tiranë? Të mërkurën ora 21:00 në 'Repolitix'
28 Tetor, 17:08
-
Vijojnë punimet për rindërtimin e aksit Kombinat-Ndroq-Plepa, Rama: I shërben Shqipërisë Turistike
28 Tetor, 16:57
-
Protesta e PD-së nesër, policia: Bllokimi i rrugëve, vepër penale! Qytetarët të përdorin rrugë alternative
28 Tetor, 16:45
-
Izraeli publikon pamje të reja nga sulmi ku mbeti i vrarë lideri i Hamas, Yahya Sinwar
28 Tetor, 16:45