Krijimi i vjedhur i Asllanit përjashtohet
nga "Kënga Magjike"
Në hapat e para të karrierës së saj dhe me dëshirën e madhe për të interpretuar në festivalin e përvitshëm të muzikës “Kënga Magjike”, artistja e re Besa Breca nuk do të mund të performojë në këtë
Në hapat e para të karrierës së saj dhe me dëshirën e madhe për të interpretuar në festivalin e përvitshëm të muzikës “Kënga Magjike”, artistja e re Besa Breca nuk do të mund të performojë në këtë spektakël.
Kjo pasi kënga me titull “Ndjenjat nuk kanë kufij” e kompozuar nga Fabjan Asllani rezulton të jetë e kopjuar.
Është hera e dytë që emri i këtij kompozitori lakohet për plagjiaturë, ndërsa 7 vjet më parë për faj të Asllanit u përjashtuan nga po i njëjti festival motrat Trungu.
Në faqen zyrtare të festivalit “Kënga Magjike” është bërë i ditur nëpërmjet një shkrimi lajmi “Fabian Asllani “vret” përsëri me notat e hajdutërisë”, i cili zbulon se ka qenë vetë këngëtarja ajo që ka zbuluar dhe denoncuar këtë gjë.
Sigurisht që nuk ka qenë një fillim i mbarë për këngëtaren e re, e cila përveçse është pezulluar nga ky spektakël është e detyruar të paguajë edhe një gjobë.
Në shkrim është postuar edhe linku i këngës së këngëtarit Luis Miguel me titull “O tu o Ninguna”, e kopjuar identik nga kompozitori Fabjan Asllani.
Besa ka shprehur zhgënjimin e madh që ka ndjerë kur mori vesh rastësisht nëpërmjet një mikeshe që kënga e saj ishte e vjedhur.
Më tej ajo ka thënë se pavarësisht kësaj nuk do ti pëlqente kurrë që karriera e saj të niste me një këngë të kopjuar.
Besa është një këngëtare e re e dalë nga edicioni i parë i “X-Factor”, e njohur për zërin e saj të bukur dhe melodioz.
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
6/2
Sondazhi i ditës:
Si ju duk protesta e opozitës?
-
Sukses
13.9%
-
Dështim
82.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 166
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Palaço, je tharë komplet', Muça dhe Burimi debatojnë në '5 Pyetjet': Nuk merrem me një injorant
7 Tetor, 22:14
-
'Më e kënaqur nga protesta sot është mazhoranca', Endri Shabani: Vëmendja zhvendoset nga përmbytja e Vlorës apo rritja çmimeve tek molotovët e Nokës
7 Tetor, 22:05
-
Protesta e dhunshme e Opozitës, Policia shoqëron 2 të dyshuarit e parë! Ministri Hoxha dhe kryepolici Proda shkojnë te Trauma, vizitojnë policët e plagosur (VIDEO)
7 Tetor, 22:02
-
Spahiu: Shqipëria nuk e meriton këtë opozitë, kaq të dobët, kaq të vogël, kaq provinciale, kaq të lodhur
7 Tetor, 21:57
-
'Protesta e sotme pa mesazh politik', Blendi Klosi: Kërkojnë të iki Rama, pranojnë humbjen para zgjedhjeve
7 Tetor, 21:54
-
Spahiu: Vetëm PD proteston kur zyrat janë mbyllur, puna ka mbaruar dhe askush s’ndodhet në institucione
7 Tetor, 21:47
-
Policia gjen dy çanta të mbushura me 15 Molotovë të paplasur në afërsi të Bashkisë së Tiranës
7 Tetor, 21:41
-
VIDEO/ U bllokua në trafik për shkak të protestës së PD-së, gruaja lind foshnjën në makinë
7 Tetor, 21:30
-
Ekspertët e kriminalistikës tek Kryeministria, mbledhin provat pas shpërthimit të molotovëve
7 Tetor, 21:28
-
Pas rreth 3 orësh, mbyllet protesta e PD! Noka nga selia blu: Hapi i parë i mosbindjes civile, t’i hapet rrugë qeverisë teknike
7 Tetor, 21:27
-
Opozita me ‘skuadër guerrilse’ fëmijësh dhe të maskuar me kapuç, i hedh në aksion për të shkatërruar gjithçka në rrugë (VIDEO)
7 Tetor, 21:20
-
FOTO/ Me fasoletë duke fshirë lotët, Flamur Noka 'në luftë' me gazin lotsjellës
7 Tetor, 21:16