Krijohet kostumi fluturues, britaniku në bisedime me marinsat rreth përdorimit të tij në luftë

Britaniku Richard Browning ka krijuar një kostum fluturues që rivalizon çdo gjë që kemi parë në ekranin e madh të kinemasë.

Makina fluturuese e tij ka pesë motorë të vegjël, katër në duar dhe një në shpinë, të cilat mund ta mbajnë njëriun në ajër dhe ta lëvizin atë me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë si dhe ta ngrejnë lartë deri ne lartësi 3657m.

Britaniku është në bisedime me marinën amerikane dhe marinsat mbretërore rreth përdorimit të makinës së tij fluturuese në luftë. Ish marinsi nga Wiltshire pak ditë më parë ka trainuar ushtarë të trupave të SHBA dhe Azisë Juglindore. Ai u filmua ndërsa po fluturonte mbi kampin e trajnimit në terren në Qendrën e Trajnimit të Komando-s në Devon.

Richard tha për “Telegraph” se ai beson se makina e tij futuristike, e cila është krahasuar me kostum e Iron Man, mund të përdoret në luftime. Ai tha se përmes saj, një ushtar i forcave speciale mund të levizë më shpejtë për të arritur në një objektiv të caktuar.

Ndërsa Richard këmbëngul se nuk e shpiku makinën në mënyrë specifike për qëllime ushtarake, ai konfirmoi se ka patur bisedime me njësi të forcave speciale nga e gjithë bota.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes britanike u shpreh se: “Forcat ushtarake mbretërore gjithmonë punojmë me mendjet më të ndritura në Britani dhe në mbarë botën për të parë se si teknologjia në zhvillim mund të mbështesë ushtrinë britanike për të patur përparësi në të ardhmen."

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar