Inxhinierët e një ndërmarrje gjermane të teknologjisë së lartë të quajtur Festo, kanë krijuar robotin zog, të quajtur Zogu i zgjuar (Smart Bird). Ky zog robot, është në gjendje të fluturojë, të rrahë krahët dhe të ulet e të ngrihet nga toka.

Gjithashtu është krijuar edhe pilivesa robot e quajtur "BionicOpter", që mund të fluturojë në të gjitha drejtimet, si edhe të qëndrojë pezull në ajër si të ishte një pilivesë e vërtetë. 

Por nuk është vetëm një rastësi krijimi i këtyre zogjve dhe pilivesave robot. Sipas Henry Frontzek, njëri prej inxhinerëve të Festo, teknologjia e përdorur për të krijuar këta robotë fluturues është shumë e nevojshme për të krijuar mënyra më të mira në përmirësimin e efiçencës energjitike dhe komunikimin me shumë produkte të rregullt.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)