KANADA- Kur mendojmë për fjalën “adoptim” menjëherë në mëndje na vjen një fëmijë.
Gjesti i çiftit me origjinë nga Kanadaja të cilët adoptuan një grua të moshuar, ka frymëzuar shumë njerëz në botë për të bërë një gjë të ngjashme.
Marikle Finlay dhe bashkëshorti i saj Karin Cope, vendosën që jetën e tyre si pensionist ta kalonin një vend bregdetar. Kur ata u larguan i kërkuar edhe shoqes së tyre Elisabeth Bigras, e cila është 20 vite më e vjetër në moshë t’i bashkohej, për të kaluar pjesën e mbetur të jetës së saj së bashku me ta.
Ky vendim i tyre u bë shumë viral në rrjetet social dhe mori shumë bujë.
“Elisabeth Birgas nuk ka fëmijë, dhe shumë shpejt ajo do të përfundonte në ndonjë azil për të moshuar”, u shpreh çifti.
Ata tashmë kanë krijuar një familje atipike, ku të tre së bashku kalojnë pjesën më të madhe të ditës, duke provuar eksperienca të reja dhe duke udhëtuar.










Komente
Komento