Krim brenda familjes në Shkup/ 40 vjeçari vret me thikë nënën dhe gjyshen e tij

Krim brenda familjes në Shkup/ 40 vjeçari vret me thikë nënën dhe gjyshen e tij

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkup ku një 40 vjeçar ka vrarë me thikë nënën dhe gjyshen e tij. Krimi i rëndë ka ndodhur në rrugën ‘Ruzvetlova’ rreth orës 14:20.

Sipas njoftimit të bërë nga policia e Maqedonisë së Veriut, viktimat janë të moshës 60 dhe 80 vjeç. Autori i krimit është arrestuar nga policia dhe akuzohet për krim në familje.

“Sot rreth orës 14:40 policia nga stacioni policor i Karposhit ka arrestuar M.J. nga Shkupi për shkak të dyshimit se rreth orës 14:20 i njëjti në banesën në rrugën “Ruzveltova” ka sulmuar me sende të mprehta nënën dhe gjyshen e tij të moshës 60 dhe 80 vjeç, të cilat kanë ndërruar jetë nga plagët e marra” -thuhet në njoftimin e policisë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sot 5-vjetori i SPAK/ Zv.ndihmës sekretar i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Kasanof në Tiranë

Sot 5-vjetori i SPAK/ Zv.ndihmës sekretar i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Kasanof në Tiranë