SPANJË- Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm nga mediat spallonje ku një shqiptar pas një sherri me një person, i ka prerë fytin me gotë. Ai është vënë në pranga pas krimit makabër, si tentativë vrasjeje. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në klubin e natës, Jaleo në La Hernán Cortés. sheshi de Castelló .
Pas një përleshje brenda ambienteve, i arrestuari ka sulmuar spanjollin, i cili ka shpëtuar mrekullisht. Ai është gjakosur dhe i gjithë klubi është tmerruar nga ngjarja e rëndë,
40-vjeçari u largua nga lokali duke ecur, i vetëm, me duart tërësisht të gjakosura, si dhe me shpinën dhe qafën e njollosur. Ai u nis drejt rrugës Pescadores, i ndjekur nga një dëshmitar, i cili ka pasur guximin ta incizojë në video me celularin e tij në mënyrë që imazhi dhe veshja e tij të jenë të regjistruara, siç kanë shpjeguar disa të pranishëm për këtë gazetë. Teksa po largohej, i arrestuari, i cili kishte veshur një xhaketë lëkure të lagur me gjak, përsëriti: “Nuk kam bërë asgjë”.
Spanjolli është trajtuar nga Shërbimi i Kujdesit Mjekësor të Urgjencës (SAMU) dhe është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm, ku iu desh të operohej si pasojë e një plage të thellë që ishte vetëm disa centimetra nga mbërritja në arterien karotide, e cila do ta kishte shkaktuar vdekjen.
Autori i vrasjes në tentativë u arrestua në rrugën Doctor Ferran dhe u transferua në qelitë e komisariatit të rrugës Río Sella. Pritet që në orët në vijim të vihet në dispozicion të autoritetit gjyqësor.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
18.4%
-
Jo
72.7%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 1588
Lajme të tjera
-
Rikthimi në fushë dhe eliminimi, Rafa Nadal: S'ishte ndeshje për të dhënë jetën, gati për turnetë e radhës
18 Prill, 21:58
-
Rafael Nadal rikthehet pas 103 ditësh, fiton pastër në Barcelonë
16 Prill, 20:41
-
Spanjë, zbulohet një 'shtëpi bari' në Almeria, arrestohen 2 shqiptarë, sekuestrohen 180 kg lëndë narkotike
16 Prill, 10:02
-
Ndihmuan shqiptarët të kryenin grabitje në Portugali dhe Spanjë, arrestohen dy bashkëpunëtoret
16 Prill, 08:46
-
Atentat shqiptarit në Spanjë, 34-vjeçari qëllohet me 5 plumba
14 Prill, 15:57
-
VIDEO/ Pamje madhështore nga Bilbao, Kupa e Mbretit mbledh mijëra tifozë në rrugë! Trofeu me lojtarët kalojnë lumin 'Nervion'
12 Prill, 14:24
-
Myrto Uzuni drejt lamtumirës, Granada humbet 13 milionë euro
12 Prill, 13:36
-
Bashkë për të goditur grupet kriminale shqiptare, SPAK e Prokuroria e Spanjës firmosin Memorandum Mirëkuptimi
11 Prill, 22:51
-
Gjykata refuzon ankimimin e Prokurorisë, Dani Alves mbetet i lirë
10 Prill, 22:30
-
Çmontohet banda e drogës në Spanjë, mes të arrestuarve shqiptarë! Si u zbulua kokaina në kamionin me pelet (Video)
7 Prill, 16:17
-
Ura të reja bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Spanjës! Nga 28 marsi linja ajrore Iberia nisi operimin në Shqipëri
7 Prill, 15:29
-
Drama e strehimit në ishullin spanjoll Ibiza, turistët ‘dëbojnë’ vendasit! Qiratë e shtëpive ‘në qiell’, banorët flenë në makina
7 Prill, 14:42