LUSHNJE –Një vrasje është shënuar pasditen e së mërkurës në fshatin Pluk të Lushnjes. 42-vjeçari Taulant Daka është gjetur i pajetë në një kanal nga banorët që shkonin të punonin tokat, të cilët më pas kanë njoftuar policinë.

Sipas të dhënave të policisë, 42-vjeçari është qëlluar me mjete të forta në kokë, goditje të cilat i kanë shkaktuar vdekjen.

Blutë e qytetit të Lushnjes kanë marrë në pyetje personat e ndodhur pranë vendit ku gjet viktima, si dhe gruan dhe ish-bashkëshorten prej së cilës ishte divorcuar, për të gjetur autorin e vrasjes.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)