Korçë, djali mbyt nënën 85-vjeçare! Kunata: Ishte i dehur, të varet! (VIDEO)

Djali i dehur mbyt nënën 85-vjeçare të cilën e dhunonte prej kohësh për shkak se ishte i alkolizuar. Edhe në momentin që është shoqëruar në polici, Nesim Demollari 64 vjeç ka qenë nën efektin e pijeve alkolike.

Ngjarja e rëndë u shënua në qytetin e Korçës, në lagjen numër 13. Gruaja e moshuar, 85-vjeçare, Nazime Demollari u gjet e pajetë në banesën ku jetonte me të birin. Dyshimet e para të policisë së Korçës, janë se nëna mund të jetë mbytur nga i biri.

Kunata e të ndjerës, Gjyrxhie Demollari thotë se pak momente para krimit të tmerrshëm, ishte në shtëpinë e tyre, dhe kishte shkuar të shihte kunatën e saj nëse ishte mirë me shëndet. Në ato moment në banesë ka ardhur edhe djali, që siç dëshmon Gjyrxhie Demollari, ishte i dehur dhe filloi të bërtiste. Pasi ajo ka ikur ka ndodhur dhe krimi i rëndë.

Momenti kur trupi i viktimës transportohet me ambulancë drejt morgut

Në një rrëfim për Report Tv, ajo tregon: Erdha ta shikojë si është, ishte sëmurë, dhe i thash do hash? Jo nuk do ha tha - jam e sëmurë. Më tej erdhi djali na gjeti aty, dhe më tha: Hë kjo të ka thirru? Jo i thash, kam ardhur ta shoh. Dhe filloi të bërtiste, pastaj ika. Ishte i dehur tapë, ai duhet varur, pikë muhabeti".

Edhe fqinjët japin dëshmi tronditëse. Thonë se Nesim Demollari, ishte i alkolizuar, dhe se gjithmonë e rrihte nënë e tij. "Dëgjonim gjithmonë zhurma, sherr mes tyre, e ka rrahur gjithmonë, pasi pinte shumë. Sot e ka mbytur", tregojnë banorë të zonës.

Nazime Demollari ishte e ve, pasi burri i saj kishte ndërruar jetë vite më parë.

VIDEO/Flet kunata e viktimës

E moshuara ka shenja në qafë, dhe dyshohet që djali ta ketë mbytur duke i vënë duart në fyt.

Policia dhe makina funerale te pallati ku jetonte viktima

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë