/ATSH-ANSA/ - Pak më shumë se një vit nga formimi i saj, qeveria e Krimesë, gadishulli ukrainas i aneksuar nga Rusia pas një referendumi të diskutueshëm, po shkon drejt shpërbërjes në sfondin e të dyshuarve të anëtarëve të saj për korrupsion dhe ryshfet.
Sot, Shërbimet Sekrete Ruse (FSB) arrestuan ministrin e Politikave Industriale, Andrei Skrinik, 34 vjeç, për përfshirje në një skemë korruptive për asetet qeveritare me vlerë 48 milionë ruble (780 000 euro).
Skrinik ishte emëruar ministër korrikun e kaluar.
Pak më parë, tre ministra, ai i Transportit, Turizmit dhe Zhvillimet Ekonomik u larguan nga postet e tyre, në ndërkohë që ministri i Pronës dhe Territorit, Aleksandr Gorodjecki u pezullua fundjavën e kaluar deri në përfundim të hetimeve mbi dhënien me qera nga ana e këtij të fundit të një sanatoriumi lokal me çmim më të ulët nga ai i tregut