WASHINGTON - Facebook bën të ditur se ka marrë rreth 9 mijë apo 10 mijë kërkesa për të dhënat e përdoruesve nga autoritetet amerikane, gjatë gjysmës së dytë të vitit 2012. Rrjeti social tha se kërkesat që kanë të bëjnë me 18-19 mijë llogari përdoruesish dhe mbulonin çështje kriminale dhe të sigurisë kombëtare.

Informacionet e dhëna për nga një ish-teknik i CIA-s, disa ditë më parë kanë sugjeruar një operacion spiunazhi elektronik shumë herë më të madh, nga sa ishte menduar më parë. SHBA ka replikuar se programet e spiunazhit kanë ndihmuar të ndalen disa sulme terroriste.

Ted Ullyot, një punonjës i stafit të Facebook-ut, tha përmes një postimi në blog-un e kompanisë, se kërkesat i përkisnin një rangu të gjerë hetimesh, përfshi një fëmijë të humbur, të arratisur federalë dhe kërcënime terroriste.

Ullyot nuk tregoi se deri në çfarë mase kompania plotësoi kërkesat amerikane, por tha se Facebook ka mbrojtur “me agresivitet” të dhënat e përdoruesve të tyre.

Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)