Krimet kibernetike dhe personat që fshihen pas tyre duke përdorur internetin do të jenë temë e një konference dy ditore që do të zhvillohet në Shqipëri me praninë e prokurorëve nga rajoni dhe vendet evropiane.

Kjo konferencë realizohet nga prokuroria e përgjithshme për herë të parë në vendin tonë dhe do të diskutohen tema nga pastrimi i parave, transaksionet e paligjshme online, fshehja e parave, krimet seksuale, krimet ndaj të miturve si dhe trukimet e rezultateve të ndeshjeve.

Të pranishëm në këtë konferencë pritet të jenë prokurori i antimafias italiane, prokurori i Belgjikës, Turqisë, Kosovës, Maqedonisë si dhe përfaqësues të komisionit të Venecias.

Konferenca do të mbahet më 23 dhe 24 maj dhe do të jetë e hapur për mediat ndërsa do të prezantohen dhe operacione të përbashkëta të prokurorisë shqiptare me atë të antimafias italiane dhe prokurorinë e Belgjikës.

Prokurorët nga Rajoni në konferencë
1. Z. Gerhard Jarosch, President i Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve
2. Z. James Hamilton, Komisioni i Venecias
3. Z. Cataldo Motta, Antimafia e Republikës së Italisë
4. Z. Frederic van Leeuë, Prokurori Federal i Belgjikës,
5. Z. Mehmet Akarca, Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë,
6. Z. Aleksandër Lumezi, Prokurori i Shtetit i Kosovës
7. Z. Marko Zvrlevski, Prokurori i Përgjithshëm i Maqedonisë

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com