Krimet e komunizmit, deputeti Roshi kundër amendamentit të Brahos

Krimet e komunizmit, deputeti Roshi kundër amendamentit të Brahos

Iniciativa e deputetit Spartak Braho në lidhje me ngushtimin e e diapazonit të kohës së studimeve të krimeve të komunizmit ka sjellë një reagim të deputetit të Ballit Kombëtar, Artur Roshi. Ky i fundit ka kërkuar tërheqjen nga nisma.

“Në një inisiativë të z.Spartak Braho mbështetur nga 9 deputetë të tjerë të Partisë Socialiste kërkon,të amendojë Ligjin për Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit ,në lidhje me ndryshimin e periudhës së studimit të tij. Amendamenti thotë: Periudha e Studimit të Komunizmit të ndryshojë, jo që nga krijimi i Partisë Komuniste 8 Nëntor 1941 deri në vitin 1990,por që nga 29.Nëntori 1944 deri 1990.”- thotë Roshi.

Deputeti thotë se iniciatiava të tilla nuk kanë drejtim logjik dhe asnjë lloj produkti për shoqërinë.

“Thelbi i arsyetimit të këtij Amendamenti sipas z.Braho dhe deputetëve propozues,është se “ Programi i Partisë Komuniste në programin e saj të shpallur nuk shtronte kryerjen e revolucionit socialist,diktaturën e proletariatit,...apo luftën e klasave .Ajo shtronte çlirimin e vendit dhe ndërtimin e një rendi demokratik në Shqipëri ...”Inisjativa të tilla që nuk kanë drejtim,logjikë dhe asnjë lloj produkti për shoqërinë.”- arsyeton Roshi.

E plotë:

Në një inisiativë të z.Spartak Braho mbështetur nga 9 deputetë të tjerë të Partisë Socialiste kërkon,të amendojë Ligjin për Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit ,në lidhje me ndryshimin e periudhës së studimit të tij.

Amendamenti thotë: Periudha e Studimit të Komunizmit të ndryshojë, jo që nga krijimi i Partisë Komuniste 8 Nëntor 1941 deri në vitin 1990,por që nga 29.Nëntori 1944 deri 1990.

Thelbi i arsyetimit të këtij Amendamenti sipas z.Braho dhe deputetëve propozues,është se “ Programi i Partisë Komuniste në programin e saj të shpallur nuk shtronte kryerjen e revolucionit socialist,diktaturën e proletariatit,...apo luftën e klasave .Ajo shtronte çlirimin e vendit dhe ndërtimin e një rendi demokratik në Shqipëri ...”

Inisjativa të tilla që nuk kanë drejtim,logjikë dhe asnjë lloj produkti për shoqërinë.

Kjo inisjativë mund të vinte nga Instikti i frikes ,i cili ka nje mrredhenie te pandashme me arsyen e jetes dhe te veteruajtjes,por që këtu mungon shkaku që mund te nxis kete instikt.

Prandaj kemi të drejten te mendojme se vjen thjesht nga një kapriço e instiktit të pushtetit dhe nostalgjinë e hallkës së fundit të mendimit të errët të qenies njerëzore.

Kjo nisme duhet të shuhet atje ku filloi, në mëndjen e z.Braho.

Unë mendoj se parlamenti shqiptar i 2018 nuk duhet të ulet në logjikën e interesit te partisë komuniste të 1941,ku rreth se ciles ka dyshime se eshte formuar jo nga shqiptarë,por nga Miladin Popoviçët.
Ne duke studiuar krimet e komunizmit izolojmë filozofinë e Marksit nga e cila merr jetë komunizmi dhe kjo duhet bërë një orë e më parë. ​​​​

Ne nuk duhet te biemi ne nivele mendimi te tilla “ se Komunizmi si ideologji ishte e mirë, por u zbatua keq.”

Filozofia marksiste ka në themel të saj,goditjen e besimit fetar,goditjen e pronës, goditjen e familjes, goditjen e moralit shoqëror, goditjen e vlerave, etj , Të gjitha këto nëpërmjet dhunës dhe intrigës malinjë,qe injekton ne mendjet njerezore.

Që në momentin që e institucionalizon këtë filozofi nëpërmjet Partisë Komuniste ke instituacionalizuar dhunën dhe krimin si rrjedhojë e saj.

Vetë ngritja e një Partie politike si Partia Komuniste tregon se qëllimi i saj i vërtetë është marrja e pushtetit,të tjerat janë sekondare.

Partia Komuniste e njehsoi termin “partizan” me termin “komunist” dhe në këtë mënyrë partizanët e vërtetë që donin të luftonin pêr lirinë e vendit i kthyen në viktima të pushtetit të tyre, duke rrëmbyer konotacionin e patëriotizmit të tyre.

Ne duhet te ngrejme nje shoqeri me ideale te verteta dhe jo te vazhdojme me ideale te bjerrura.

Kur sot quajmë dhunë një fishekzjarr që të lëndon brënda nje kufiri jetësor si të mos quajmë dhunë vrasje të tëra të partisë komuniste.

Pse në të gjithë botën kjo idologji solli krime të panumurta dhe në vendin tonë jo ?

Enver Hoxha startoi në pushtet si gjeneral duke ngritur një diktaturë me qeverisje absolute të një individi (njëlloj si rasti diktaturës së Françesko Franko-s në Spanjë në 1936 pas një lufte civile) dhe më vonë në 1948 e përshtati në një diktaturë të proletariatit sipas konceptit marksist,qeverisje të klasës punëtore dhe shoqëri pa klasa duke ndërruar emrin në Parti të Punës.
Rezistenca per te mos studiuar krimet e komunizmit eshte qesharake.

Mohimi i studimit të krimeve të komunizmit sot nga një Amendament i tillë është legalizim i tyre.
​ 
Ne themi që duhet studiuar dhe ku është e keqja këtu që të mësojmë nga e shkuara jonë.

Ky amendament duhet te ngelet, thjesht nje deshire e papeshuar e z.Spartak Braho.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja