Krimet e luftës, Demaçi: Dick Marty
mori para nga Serbia dhe shpifi
Për veprimtarin Adem Demaçi, formimi i gjykatës për ish-pjesëtarët e UÇK-së, është i papranueshëm dhe nuk do të jetë produktiv. Sipas tij, ndërkombëtarët e kanë parë të arsyeshme të fshehin krimet e Serbisë dhe kjo sipas tij është krim mbi krimet.
PRISHTINE - Për veprimtarin Adem Demaçi, formimi i gjykatës për ish-pjesëtarët e UÇK-së, është i papranueshëm dhe nuk do të jetë produktiv. Sipas tij, ndërkombëtarët e kanë parë të arsyeshme të fshehin krimet e Serbisë dhe kjo sipas tij është krim mbi krimet.
Ai thotë se bëmat e shqiptarëve po lihen mënjanë dhe po diskutohen siç thekson ai disa shpifje e trillime që të gjitha vijnë nga pala serbe.
“Unë mendoj që Evropa e ka gabim, fort gabim e ka që një popull i cili ka qenë i detyruar të luftojë për lirinë e vet, një popull i cili ndaj, të cilit janë bërë padrejtësi të mëdha, shtypje të mëdha, vrasje të mëdha masive, bombardime etj, ne nuk kemi shkuar në luftë prej qejfit, ne kemi shkuar në luftë sepse lufta nga Serbia dhe çetnikë, regjimi çetnik na është imponuar, kështu që të insistohet gjoja po kërkojmë fajtor njerëz që kanë shkelur rregullat e luftës nga ana e atyre që kanë luftuar për lirinë e vet, për lirinë e popullit, kurse, i kanë me qindra e qindra të dhëna e argumente që një gjyq i tillë do të duhej të formohej për palën serbe, për çetnikët e Serbisë dhe jo për ne, ka aq shumë krime të bëra nga çetnikët serb, saqë është e çuditshme se si bota këto krime i harron, merreni me mend ju edhe sot zbulohen vrasjet e tyre, dhe i kanë vra dhe e kanë parë të arsyeshme t’i fshehin krimet e tyre, kjo është krim mbi krimet dhe Evropa sillet në një mënyrë tolerante ndaj këtyre krimeve “, shprehet Demaçi.
Sipas tij, formimi i gjykatave të tilla nuk do të jetë produktiv dhe po krijon pakënaqësi të mëdha tek populli. Madje sipas tij, nuk është në favor të Evropës që të përkrahë një shtet si Serbia që ka bërë katër luftra.
“Për palën shqiptare që luftoi për lirinë e vet, që iu imponua lufta, e shohin të arsyeshme që duhet të formohen gjyqe me disa shpifje që i ka bërë Serbia dhe një farë zotri
Dick Marty atje, i cili merr para nga Serbia dhe shpif, dhe parlamenti evropian i kalon ato kërkesat e tyre nëpër procedura dhe e turpëron edhe drejtësinë edhe demokracinë e Evropës të cilën ne e them shumë shpesh herë, e kemi nënën e madhe, ne presim prej tyre që të na mbrojnë, jo se duhet të na mbrojë, por sepse kemi të drejtë dhe të na kursejë nga këto farë gjykatash nga këso akuzash të shpifura nga ana e Serbisë”, tha ai.
Demaçi thotë se Dick Marty shërbehet vetëm nga të dhënat që vetë Serbia i shpif, e kështu po e krijojnë gjithë këtë gjendje. Sipas tij, Kosova nuk ka ditur të mbrohet edhe pse ishte në anën e drejtë dhe e bëri një luftë të tërë./KosovaPress/
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7684
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Klotilda Ferhati: Herët a vonë, drejtësia do të triumfojë!
5 Prill 2023, 13:40
-
Propaganda serbe në një nivel tjetër: Shtëpia e Verdhë ishte vetëm ndalesë, trafikimi i organeve u krye në Fushë Krujë
30 Mars 2023, 14:13
-
Dalin përgjimet, si u përgatit komploti për të vrarë Dick Marty-in për të fajësuar shqiptarët: Të duket sikur e bëri Thaçi, s'del më nga burgu! Kush e organizoi
10 Shkurt 2023, 11:56
-
Balla: Shqiptarët presin shpjegime pse Aleanca e rublave Berisha-Meta kanë votuar pro Dick Marty
30 Tetor 2022, 20:25
-
Balla: Maqedonia e Veriut të mbështesë kërkesën e Shqipërisë për rishikimin e Rezolutës së Dick Marty-t
25 Tetor 2022, 17:25
-
Minxhozi: Që 'Dick Marty' të mos arshivohet edhe një herë tjetër si 11 vitet e fundit
24 Tetor 2022, 17:04
-
Rezoluta kundër raportit të Dick Marty-it, Nikolla letër kryeparlamentarëve të vendeve anëtarë të KiE-së: Korrigjoni gabimin ndaj kombit tonë
24 Tetor 2022, 11:01
-
Policia e Zvicrës takohet me atë serbe dhe shkëmbejnë informata për rastin e kërcënimit të Dick Marty-t
18 Tetor 2022, 16:59
-
Rezoluta kundër raportit të Dick Marty-it për UÇK-në/ Rama letër 46 shteteve anëtarë të KiE: Hiqni njollën e turpit për trafikim organesh mbi kombin tonë
18 Tetor 2022, 08:50
-
Minxhozi: Kush duhet të kërkojë falje për Dick Marty-n (e kush bërtet)?!
14 Tetor 2022, 18:47
-
Fjala e Ramës në KiE, Rithemelimi: Turpëroi Shqipërinë, foli si Fidel Kastro e Gadafi! Dëmtoi edhe Kosovën
13 Tetor 2022, 14:08
-
Pas kritikave, përfaqësues të KiE munguan në darkë, Rama: Fjalimi im u ra si rrufe në qiell të hapur! E neveritshme që edhe në këtë rast opozita e ‘Non Gratave’ kundërvihet
13 Tetor 2022, 10:59