Negociatat për Shqipërinë, COVID zhvendos fokusin e Samitit të Zagrebit, Cakaj në Report Tv: Kemi gati grupin e punës

TIRANE-Pandemia globale e koronavirusit do të zhvendosë fokusin e Samitit të Zagrebit, nga i cili Shqipëria priste të merrte një dritë jeshile për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj në një intervistë për Report tv zbulon se tema qendrore e këtij samiti do të jetë lufta dhe përballimi i Covid-19, duke lenë në hije negociatat.

Ideja kryesore ka qenë të flitet për cështjet kryesore që rëndojnë mbi axhendën e Ballkanit Perëndimor, sic janë çështjet nga liberalizimi i vizave për Kosovën, deri te cështja e probleme dypalëshe mes vendeve të Ballkanit, me cështjet që lidhen me zhvillimin e rajonit dhe perspektivën e rajonit. Duhet thënë se negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut janë hapur para kohës, para Samitit të Zagrebit, është po ashtu një përmbushje e objektive. Por në këto rrethana është vështirë të flitet se cfarë do të arrihet pasi tema qendrore do të jetë lufta kundër pandemisë”, thotë ministri.

Gjithsesi, Shqipëria po bën gati një grup negociatorësh për hapjen e negociatave me BE. “Sikurse Maqedonia e Veriut edhe ne jemi duke punuar në ngritjen e strukturave. Ne kemi një strukturë që është funksionale, dhe ka qenë përgjegjëse për detyrimet që vijnë nga ky proces. Tani jemi në fazën e formalizimit të grupit negociator dhe grupeve të tjera që do përfshihen në këtë proces. Emrat do të bëhen publik së shpejti. Ne jemi duke punuar intensivisht në këtë drejtim, dhe është cështje ditësh ose javësh, një cështje që nuk pret deri në përfundimin e pandemisë”, thotë Cakaj.

Po cila është puna konkrete që Ministria e Jashtme po bën për procesin e riatdhesimit?  “Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme ka pas detyrime të veçanta të cilat në përgjithësi janë lidhur me dy cështje kryesore, koordinimi i mbështetjes ndërkombëtare në luftën ndaj pandemisë. Kemi qenë në koordinim të vazhdueshëm të masave apo koordinimin e ndihmave të ndryshme dhe çështja e papritur e shqiptarëve të mbetur jashtë vendit pas mbylljes së kufijve. Që nga moment i parë i mbylljes së kufijve, ministria jonë ka ngritur grupin e emergjencave për shqiptarët jashtë republikës”, shprehet Cakaj.

Ministri nga Kosova komentoi edhe marrëdhënien Kosovë-Serbi, duke u shprehur kundër amnistisë për krimet e luftës. “Unë kam bërë një punë të konsiderueshme në koordinim me institucionet e Kosovës, për forcimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës dhe dënimin e krimeve të luftës në Kosovë. Nënvizoj, se drejtësia për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë duhet të shkojë në vend. E mbështesim këtë proces. Serbia ka kryer krime në Kosovë, është përgjegjëse për të gjitha mizoritë që kanë ndodhur jo vetëm gjatë luftës, por edhe në periudha më të gjata të cilat unë nuk po i shtjelloj më gjatë”, shprehet Ministri I Punëve të Jashtme.

Po cfarë qëndrimi mban për krizën politike në Kosovë? “Pavarësisht lëvizjeve politike në Kosovë ajo cfarë nuk ndryshon është rëndësia e bashkëpunimit dhe thellimit të marrëdhënieve. Cështjet e tjera u takojnë institucioneve të Kosovës, partive politike atje. Janë cështje të brendshme dhe mua më takon të mbroj interesat ndërkombëtarë të Kosovës. Jam i fokusuar te ruajtja e marrëdhënieve insitucionale, të tjerat janë cështje të brendshme”, përfundon Cakaj.

Intervista e plote

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi: 29/04/2020 01:50

    O kec i dajes , ti je minister i pashaportes me shqiponje , rregullo punet e shqiprise pastaj merre me ata qe e quajne veten shqiptare te kosoves ( vetem kur ju intereson ).

    Përgjigju
  • Loran: 28/04/2020 16:12

    Ky idioti qe hoqi ter futbollistave etj pashaportat ky esht dule komplet

    Përgjigju
    • Emigranti 2: 28/04/2020 18:12

      I ka heq pasaportat diplomatike jo pasaportat shqiptare por ti je injorant por skemi cfare te bejme keshtu eshte kur i jepet mundesia te shprehen edhe idiot si puna jote

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri

Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri