Hetimi për pastrim parash ndaj Llallës/ Krimet e Rënda zgjatin afatin me 3 muaj, në pritje të letër-porosive

Ish kryeprokurori Adriatik Llalla do të jetë në hetim edhe për tre muaj të tjerë deri në shtator 2019. Është ky vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda që i ka hapur rrugë prokurorit Klodian Braho të pres letër-porositë nga Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Llalla është në hetim për pastrim parash nga Krimet e Rënda ndërsa prej më shumë se një viti ende nuk është arritur një rezultat.

Ish-numri një i akuzës u vu në hetim në korrik të 2018 nga Krimet e Rënda pasi ai la postin e kryeprokurorit si dhe la mandatin e magjistratit duke ndërprerëë kështu edhe procesin e vettingut.

Këtë të mërkurë nëpërmjet avokatit të tij Sokol Hazizaj, Llalla kërkoi të mos shtyhet afati me argumentin se prokuroria prej një viti nuk ka bërë asnjë veprim dhe nuk ka prova për hetimin e nisur por gjyqtari Ardit Mustafaj e rrëzoi.

Ndërsa nga ana tjetër prokurori kërkoi kohë pasi sipas tij përgjigjet që priten nga gjermania dhe SHBA do të kompletojnë me prova hetimin e nisur.

Fillimisht hetimet për Llallën u regjistruan në Prokurorinë e Durrësit ndërsa dosja u transferua më pas tek krimet e rënda për shkak të kompetencës.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 03/07/2019 13:16

    Do vuash dhe ti pak si gjithe populli neper Dyer gjykatash

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja