Në të gjithë vendin strukturat e policisë kanë zhvilluar një aksion për krimet mjedisore, përfshirë prerje të paligjshme të pyjeve, ndërtime pa leje, ndotje të mjedisit, gërryerje të lumenjve dhe shkatërrim të strukturës së tokës, vepra penale këto që sjellin një dëm të madh për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, si dhe shkatërrimin e territorit.
Në vetëm 2 javët e para të dhjetorit, në aksion ku janë përfëshirë 1024 forca policore, janë goditur 51 raste të krimeve mjedisore. 22 persona janë vënë në pranga, 32 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 3 janë shpallur në kërkim.
"Policia e Shtetit fton qytetarët që të kontribuojnë në kufizimin e dëmeve që i shkaktohen mjedisit, duke denoncuar çdo paligjshmëri, në numrin pa pagesë 112 dhe të dërgojnë njoftim apo imazhe në Komisariatin Dixhital, ku së fundmi janë bërë përmirësime dhe janë shtuar rubrika të reja për të denoncuar krimet mjedisore", thuhet në njoftim.
Provoni te denonconi ne komisariatin e zones te Maliqit dhe keni per ta pare qe ju do jeni te paret qe to e pesoni….. Do lajmerohet Kryetari i Bashkise nga sherbetoret e tij police dhe varet si ta shikoje ai te arsyeshme do veprohet.
Përgjigju