Krimet në familje, sociologu
Tushi: Autorët e tyre i quaj 'bisha'

Krimet në familje, sociologu<br />Tushi: Autorët e tyre i quaj 'bisha'
Krimet e ndodhura brenda familjes ditët e fundit janë bërë temë diskutimi kudo.

Në një intervistë për Report TV, sociologu Gëzim Tushi ka folur për këto ngjarje si individ dhe si profesionalist.

Ndër të tjera, ai diskutoi për rrethanat që sjellin krime të tilla në shoqëri, lirinë e individit dhe rolin e institucioneve shtetërore.

Tushi u shpreh se është shpërdoruar liria që u shfrytëzua në 2 dekadat e fundit, pas rënies së komunizmit ku atëherë ishte diktatura që e shtypte krimin.

“Sot, zgjerimi i lirë, fakti që ky individ e konsideron familjen kështjellën e tij të mbyllur, është një nga burimet e dhunës, e cila shkon në krim”, tha ai.

Sociologu mendon se së pari është e nevojshme për t’i dhënë një përgjigje opinionit publik që kërkon një përgjigje nga shteti, i cili duhet të ndikojë me institucionet e veta për këtë prishje të ekuilibrave. 

Për të, shteti nuk ka si të nderhyjë tek krimineli, sepse ai është i befasishëm por shtetit duhet t’i kërkojmë ato që kanë të bëjnë me krime si në rastin e atij në Fier se pse urdhëri i mbrojtjes nuk ishte vënë në zbatim.

“Krimin e bëjnë njerëzit. Njërëzit e çekuilibruar, që kanë humbur arsyen, që veprojnë nga instiktet. Këto janë veprime kafshërore. Këta unë i quaj ‘bisha’, nuk janë njerëz tamam”, u shpreh Tushi.

I pyetur se çfarë mendimi kishte për fushatat sensibilizuese kundër dhunës dhë impaktin e tyre, ai tha se kanë rol të rëndësishëm, por veprimatritë e tyre nuk bëhen rregullisht.

Sipas tij, nuk vihen në diskutim roli që luan media, organizatat apo shkolla në edukimin e vlerave të njeriut.

Gëzim Tushi foli për nevojën e një strategjie të unifikuar, që këto faktorë “shoqëria civile, media, shteti, shkolla të formojnë një zinxhir kompakt”.

Redaksia Online
A.L/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar