SHKODËR-Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Drejtori i Përgjithshem i Policisë së Shtetit Ardi Veliu kanë zhvilluar një takim me strukturat e Policisë Vendore në Shkodër, ku edhe kanë bërë bilancin e një viti.

Në fjalën e tij para efektivëve të policisë, drejtori i Policisë Vendore Vehbi Bushati është shprehur se situata e kriminalitetit në qark ka pësuar ulje me 10% krahasuar me një vit më parë. Xhafaj dhe Veliu morën pjesë në inagurimin e pikës kufitare të Hanit të Hotit ku kanë përshëndetur hapjen e kësaj pike.

Situata e kriminalitetit në qark është nën kontroll, duke pësuar ulje me 10% krahasuar me 1 vit më parë. Janë kryer disa operacione dhe ndërhyrje në kohë të policisë për parandalimin e ngjarjeve me pasoja të rënda. Janë marrë masa për sezonin turistik, u ngrit stacioni i Thethit. Në qark ka pasur edhe ulje të ndjeshme të rasteve të kultivimit të kanabisit.

Vehbi Bushati


Ministri Fatmir Xhafaj sot me strukturat e policisë në Shkodër

Ministri Xhafaj ka shprehur vlerësim pozitiv për punën e struktuave të Policisë Shkodër, duke i sugjeruar masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Vlerësim pozitiv për punën e strukturave të Policisë Shkodër. Ju inkurajoj për gjithçka bëni, duke marrë parasysh vështirësitë që keni në punën e përditshme. Keni vlerësimin tim të veçantë për reagimin pas ngjarjeve të fundit, të cilat kanë rritur klimën e besimit të qytetatëve. Por duhet të merren masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut të rënduar për shkak të sezonit veror.

Fatmir Xhafaj 


Ministri Fatmir Xhafaj sot me strukturat e policisë në Shkodër 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:34
Xhafaj inauguron pikën e Hanit të Hotit, tregon SMS-të e Vlahutin: Jo më korrespondenca të tilla

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të pikës kufitare të Hanit të Hotit. Në ceremoni kanë marrë pjesë ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin por edhe ministri i Brendshëm i Malit të Zi.

Xhafaj ka treguar lehtësimin që do kenë qytetarët me hapjen e kësaj pike. Ministri ka treguar edhe një episod nga punimet, ku sipas tij, ambasadorja Romana Vlahutin i dërgonte mesazhe lidhur me afatet kur do përfundonte rruga. Hapja e kësaj pike, sipas Xhafajt do ta shpëtojë atë nga mesazhet e shumta në telefon.

Përurimi i sotëm pason ceremoninë e Kukësit. Falënderoj Vlahutin, është angazhuar personalisht për këto çështje. Pritet një shërbim më cilësor. Më në fund edhe unë do kem mundësi që të mos kem më inboxin e telefonit tim të kem mesazhe: Çfarë bëhet me Morinën,”Çfarë  u bë me hanin e Hotit, shumë vonë me Hanin e Hotit, kur do përfundohen ato punimet...”. Do biem të dy të qetë në këto ditë të nxehta gushti,  dhe unë e Vlahutin që të mos kemi më korrespondenca të tilla. Qeveria shqiptare ka investuar në menaxhimin e portit. Suksesi është tregues i padiskutueshëm për drejtimin tonë politik. Turistët do marrin shërbim më cilësor. Zgjerimi i pikës hyrëse do të lehtësojë kalimin. Prioritet për ne mbetet zhvillimi i turizmit. Ky sezon turistik ka qenë më i mbarë falë masave që janë marrë për kalimin në kufi. Objektet e reja që përurojmë sot. Agjencitë ligjzbatuese do menaxhojnë më mirë kufijtë. Do kontrollojmë kufijtë detarë.

Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm