Krimi i rëndë në Itali, 45-vjeçari gjeti djalin e fshehur pas divanit, por e kurseu! Taulant Malaj i fiksuar pas xhelozisë: Filmova lëvizjet e gruas time

ITALI -Taulant Malaj, autori i krimit të rëndë në Itali ishte i fiksuar pas xhelozisë, aq sa instaloi kamera dhe monitoronte të gjitha lëvizjet e gruas Tefta Malaj, për të cilën kishte dyshime se e tradhtonte me fqinjin. Këtë të fundit e vrau dhe më pas shkoi t'i jepte fund jetës së gruas, por ishte vajza që i doli para babait të nevrikosur për të mbrojtur nënën, por ndërroi jetë prej goditjes me thikë.

E shokuar nga krimi i rëndë që kishte kryer bashkëshorti i saj xheloz Taulant, u dëgjuan britmat e Tefta Malajt që thoshte: “Çfarë ke bërë? Çfarë ke bërë?” Kjo u zbulua nga video e filmuar nga autori pas krimit që tregonte Tefta Malajn, e cila ndodhej pranë trupit të vdekur të vajzës së saj 16 vjeçare.

Tefta Malaj e cila u plagos 6 herë me thikë, ndodhet ende në gjendje shoku, e shtruar në spital në Foggia, ku është jashtë rrezikut për jetën. Sot pritet të merret në pyetje për të zbardhur arsyet përse burri i saj u bë xheloz për italianin, të cilin e vrau me 20 plagë me thikë. Kur babai plagosi nënën dhe motrën e tij, djali i vogël 5 vjeç, Leonard, ishte fshehur pas divanit dhe Taulanti e gjeti, por e kurseu dhe nuk e lëndoi. 

39-vjeçarja ishte shtëpiake, por herë pas here punonte për disa të moshuar në Torremaggiore. Ajo përshkruhet si një person i qetë që e donte vajzën e saj Xhesika dhe djalin e saj 5-vjeçar.

“Një zonjë e respektuar. Nuk kemi dëgjuar kurrë ndonjë sherr nga shtëpia e tyre. Përshëndeteshim kur dilte për të bërë pazar. Ishte një zonjë e rezervuar dhe shumë e sjellshme.”, thotë një fqinj.

Ata që e njohin vazhdojnë të vënë në pah dashurinë e saj për familjen e në veçanti për dy fëmijët e saj.

"Ajo ishte shumë e lidhur veçanërisht me Xhesikën. Ata ishin shumë në harmoni me njëri-tjetrin, të lidhur nga një dashuri e veçantë. Gjithashtu sepse vajza nuk i kishte krijuar asnjëherë probleme. Ishte një vajzë shumë e mirë, si në shtëpi ashtu edhe në shkollë”, thotë një i njohur.

Askush nuk flet për probleme të dukshme brenda çiftit, si dhe për një lidhje të mundshme jashtëmartesore pasi i shihnin gjithmonë duke dalë si burrë e grua.

Si ndodhi ngjarja e rëndë
45-vjeçari xheloz, Taulant Malaj është autori i dy vrasjeve të rënda. Fillimisht vrau në hyrjen e pallatit fqinjin italian Massimo De Santis, të cilin e goditi me rreth njëzet goditje me teh çelësi. Ai u qëllua në gjoks, bark dhe kokë: nuk kishte shpëtim për të. Më pas shkoi në shtëpi për të vrarë gruan, por ishte vajza që i doli përpara babait të cilin po përpiqej ta ndalte por mbeti e vdekur. Djali 5 vjec ishte fshehur pas divanit dhe nuk u lëndua ndërsa Tefta u plagos. Ishte vetë ajo që ngriti alarmin duke njoftuar policinë që ndaluan shqiptarin ende të gjakosur.

Pas krimit të rëndë shqiptari ka xhiruar me celularin e tij një video menjëherë pas atentatit, duke filmuar fillimisht trupin e pajetë të burrit dhe më pas ka filmuar vajzën e tij dhe gruan e tij në gjendje gjysmë të ndërgjegjshme. Videoja i është dërguar nga burri një bashkatdhetari me banim në Italinë veriore i cili ka lajmëruar menjëherë policinë lokale dhe me shumë gjasa ua ka dërguar pamjet edhe personave të tjerë të identifikuar, të cilët nga ana e tyre kanë shpërndarë videon nëpërmjet internetit.

Arsyeja e këtij krimi ishte se 45-vjecari bukëpjekës shqiptar kishte dyshime se italiani dhe gruaja e tij kishin një lidhje intime.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:20
Krimi në Itali, rrëfimi i Taulant Malajt: Videon pas vrasjeve thjesht e bëra, s'kisha ndonjë arsye! Kam filmuar të gjithë takimet e gruas time me italianin

1683631456_taulantmalaj.jpg

Taulant Malaj, autori i vrasjes së italianit dhe vajzës së tij 16-vjeçare ka rrëfyer se kishte vëzhguar të gjitha lëvizjet e gruas së tij pasi kishte dyshime se e tradhtonte. Para hetuesve tha se ka ruajtur në celular videot që ka marrë përmes kamerave që kishte vënë në shtëpi pasi ka parë gjithçka ka bërë gruaja.

Sipas rrëfimit të tij, mbrëmjen e së shtunës kur ishin në krevat, gruaja po fliste me dikë që burri dyshon se ishte fqinji i katit të tretë. Kështu doli nga shtëpia dhe e priti për ta goditur me thikë. Ai ishte i bindur se kishin lidhje prej më shumë se 1 viti. I dyshuari tha se kishte regjistruar edhe disa dreka mes të dyve me celularin e tij, si dhe kishte filmuar vajzën e tij Xhesikën me italianin që pretendon se ishte i dashuri i gruas.

Për filmimin e krimit horror që bëri pas ngjarjes, Taulant Malaj nuk dha ndonjë arsye konkrete.

“E bëra por s’kisha ndonjë arsye të vecantë”, tha Malaj. Videoja i është dërguar nga 45-vjeçari një shoku në Imola dhe tashmë është marrë nga hetuesit. 

“Në atë moment e kisha në mendje djallin”, shtoi Malaj duke iu referuar rrethanave të vrasjes së dyfishtë dhe plagosjes së gruas së tij.

Menjëherë pas vrasjes së dyfishtë, Taulant Malaj ka telefonuar vëllain e tij, i cili gjithashtu banon në Torremaggiore, për t'i treguar se çfarë sapo kishte kryer. 45-vjeçari dyshohet se ka kontaktuar vëllain e tij duke thënë: “Kam vrarë gruan, vajzën dhe të dashurin e gruas sime” . 

Ora 09:43
Krimi në Itali, pas vrasjes së dyfishtë babai gjeti djalin 5 vjeç të fshehur pas divanit, por e kurseu

1683618247_taulantmalaj.JPG

Leonardo, vetëm 5 vjeç, ishte fshehur pas divanit, ndërsa babai i tij Taulant Malaj goditi me thikë nënën dhe motrën. Këtë të fundit e la të vdekur ndërsa gjeti djalin 5 vjeçar që ishte fshehur pas divanit.

Ndonëse ishte gjaknxehtë, babai e kurseu dhe djali nuk ka pësuar asnjë lëndim veçse është i shokuar. Tashmë është nën kujdesjen e dajave.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar