Krimi në familje,Klosi:Të mos jepen
urdhëra mbrojtje sa për sy e faqe

Krimi në familje,Klosi:Të mos jepen<br />urdhëra mbrojtje sa për sy e faqe
TIRANE-“Dhuna ndaj gruas, të forcojmë mekanizmat ligjorë”.  Kështu u shpreh ministri i Mirqënies e Punës Sociale Blendi Klosi në një konferencë për denoncimin e dhunës ndaj grave.

Ministri Klosi në aktivitetin kundër dhunës ndaj gruas ka theksuar se roli i gruas në shoqërinë shqiptare dhe institucione është rritur, por ende ka shumë për të bërë.
 
Klosi theksoi se hartimi i ligjeve është i pamjaftueshëm nëse nga shteti dhe shoqëria nuk i japim vëmendjen e duhur kësaj problematike.
 
Klosi foli për vrasjen e gruas në Fier nga bashkëshorti dhe theksoi se gjykatat nuk duhet të japin urdhra mbrojtjeje vetëm sa për sy e faqe.
 
Ministri u shpreh se si në asnjë vend tjetër Shqipëria ka një ndarje të barabartë të grave dhe burrave në këshillat bashkiakë.

"Gratë janë prezentë në parlament edhe në këshilla bashkiakë. Shqipëria ka prezencën 50 % me 50 % të grave në këshilla bashkiakë, si në asnjë vend tjetër. Rastet e fundit kanë tronditur opinionin publik tregojnë që është pamjaftueshme puna që kemi bërë. Nuk mund t’i jepet fund fenomenit vetëm me hartimin e ligjeve. Duhet të ndryshojmë mentalitetin. Ngjarja e vetëm pak ditëve më parë në Fier ishte shokuese, por është e qartë se diçka nuk ka funksionuar siç duhet. Po bëjmë një analizë të plotë. Ngjarja e Fierit përfundoi tragjikisht por kemi raste të tjera ku gjykata jep urdhër mbrojtjeje sa për sy e faqe, urdhër që nuk mbron gruan. Tragjedia në Fier ndodhi edhe pasi kishte kaluar në gjykatë. Të gjithë duhet t’i rishikojmë mekanizmat për parandalimin e këtyre ngjarjeve. Kemi në konsideratë ashpërsimin e ligjit dhe zbatimin. Në pozicionin e deputetit por edhe në atë të burrit, babait do u bëja thirrje të gjithëve qe të reagojmë sepse mekanizmat ekzistojnë dhe takime si i sotmi shërbejnë. Aty në terren grave dhe vajzave të duhura duhet tu jepet vëmendja e duhur nga shteti. Duhet të reagojmë si një e tërë ka ardhur koha që shoqëria shqiptare të ndjehet më e hapur dhe të denoncojë dhunën", tha Klosi në fjalën e tij.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar