KAVAJË - Isuf Xhani, 29-vjeçari i cili u qëllua me pushkë vetëm se preu një plep në tokën e fqinjit, u hodh mbi kushëririn e tij Marion për t'i shpëtuar atij jetën nga plumbat e autorit 56-vjeçar Xhevat Saraçi. Ky fakt zbulohet nga Prokuroria, ku sipas hetimeve 24-vjeçari Mario Xhani mundi të shpëtojë pasi djali i xhaxhait u hodh mbi trupin e tij kur fqinji nisi të qëllojë ndaj tyre me armë zjarri.
Këtë të mërkurë Gjykata e Kavajës vendosi masën e sigurisë të arrestit me burg për Xhevat Saraçin, i akuzuar për vrasjen e të riut Isuf Xhani më 4 janar në fshatin Luz i Madh dhe tentativën për të vrarë Mario Xhanin.
Ngjarja sipas prokurorisë ka ndodhur pas një konflikti mes kushërinjve dhe Xhavit Saraçit, pasi dy të rinjtë kishin prerë një dru plepi që ndodhej në tokën e autorit.
"Fillimisht kanë bërë fjalë më njëri tjetrin dhe më pas autori ka shkuar ne banesën e tij, ka marrë armën që mbante pa leje, dhe në momentet që të dy shtetasit e mësipërm janë afruar pranë banesës, autori u ka dalë përpara dhe në distancë ka qëlluar në drejtim të tyre nga ku ka mbetur i vrare shtetasi Isuf Xhani. Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, banesës së shtetasit Xhavit Saraci, janë gjetur dhe sekuestruar në cilesine e proves materiale shtatë gëzhoja armë zjarri model 56 të kalibrit 7.62 mm, ndersa ne banesen e te arrestuarit u gjet arma e krimit, një pushke gjysem automatike model 56 me numer YI-O 190K, me tre fishek ne gushë", - thuhet në njoftimin zyrtar të prokurorisë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com