Të shumtë janë ata që pasuritë e pajustifikuara, me para të krimit, i kalojnë në emër të familjarëve e të arfërm të tyre përmes regjistrimeve fiktive. Por ligji Anti KÇK do të prekë edhe këtë kategori.
"Kur organet që iniciojnë dhe kryejnë hetimet konstatojnë se asestet ose pasuritë objekt i hetimit janë regjistruar, tjetërsuar ose transferuar në mënyrë fiktive tek personat e tretë me vendimin e konfiskimi Gjykata shpall edhe pavlefshmërinë e aktit të regjistrimit, tjetërsimit apo transferimit të objekteve të hetimie të dhe të drejtave reale mbi to", thuhet në nenin 23 të draftit.
Kështu, kalimi i këtyre pasurive në pronësi të personave të tretë deri në dy vitet e fundit, do të quhet i pavlefshëm dhe do të konfiskohet nga Gjykata.
"Për qëllime të pikës 1 të kësaj dispozite, derisa të vërtetohet e kundërta, do të supozohet se janë fiktive dhe transferimi dhe fitimi i çdo titulli pronësie përgjatë dy viteve të fundit nga paraardhësit, pasardhësit, bashkëshortit, bashkëjetuesit si dhe të afërmve deri në shkallën e katërt. Transferimi dhe fitimi i çdo titulli pronësie, pa pagesë ose të kryer në mirëbesim nga subjektet e këtij ligji."
Lajmi kryesor:
'Anti-KÇK', njësi policore kundër krimit e terrorizmit! Përgjime pa vendim gjykate, do u shemben vilat e konfiskuara /Video
