Milano- Kriptomonedhat po përjetojnë “recensionin” më të madh prej kohës së themelimit të tyre, madje as në periudhën e pandemisë COVID nuk ishte parë një rënie e tillë. Rënie historike në burse brenda një ditë, me 18% të vlerës, ose në total 400 miliardë euro. Dhe më të prekura janë kriptot që vijnë poshtë Bitcoin, por edhe kjo e fundit nuk i ka shpëtuar goditjes financiare.
Shoku i goditjes që kanë pësuar bursat botërore, me Tokion që sot regjistroi një rënie traumatike me -12,4%, shtyn drejt uljes edhe të gjithë kriptovalutat.
Rënie dyshifrore edhe për kriptomonedhën më të fortë Bitcoin, me minimumin e saj që prej muajit Janar. Edhe pse pati ngritje të lehtë gjatë ditës, Bitcoin në bursë shitet për 50 mijë dollarë, me një pikiatë rekord e krahasuar me disa javë më parë, shkruan "La Repubblica".
Nga ana tjetër, sjellja e investitorëve vlerësohet se është lineare, me lëvizjet e tyre të aksioneve, si në burimet tradicionale: ar apo bono thesari.
Bitcoin & Co me lëvizjet e tyre të vazhdueshme, jo gjithnjë të varura nga tregu, nuk hyjnë tek këto burime. Kështu universi i monedhës dixhitale pas periudhe me rritje të madhe, e mbështetur edhe nga mundësia e afirmimit të Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, ka nisur befasisht një zmbrapsje të rrezikshme dhe që rrezikon investitorët në këtë sferë ekonomike dixhitale.
Si edhe në të shkuarën, ato që vuajnë më shumë janë kriptovalutat alternative nga Bitcoin, që pësojnë tronditjen më të madhe. Ethereum humbi gjatë mëngjesit më shumë se 20%, Solana regjistron humbje të ngjashme.
Sipas të dhënave të Coinmarketcap, “kapitalizimi” i kriptovalutave ka rënë me 18% në tërësi, vetëm në 24 orët e fundit, ekuivalenti i 400 miliardë euro që bota e kriptos ka humbur në shtrirjen e një dite.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7414
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Operacioni kundër kriptovalutave, gjykata lë në burg kryefinancierin e televizionit të Familjes Berisha dhe 11 të arrestuar, 6 'detyrim me paraqitje' 2 'arrest shtëpie'
21 Nëntor, 10:56
-
Policia arreston kryefinancierin e televizionit të Familjes Berisha si pjesë e bandës së kriptovalutave! Paguan rrogat cash të gazetarëve te ‘Syri’ me zarfe pa i deklaruar (DOSJE)
18 Nëntor, 17:12
-
Operacion kundër kriptovalutave në Tiranë e Shkodër! Firmosen 20 urdhër-arreste për pastrim parash, 6 janë pronarë 'këmbimi valutor'! 18 të arrestuar, 2 në kërkim, sekuestrohen 750 mijë € (EMRAT)
18 Nëntor, 10:00
-
'Antikorrupsioni'/ Drejtori i Hetimit të Krimit Ekonomik: Kriptovalutat po përdoren për fshehjen e parave! Zv.Ministri i Drejtësisë dhe Mbikqyrësi në BSH: Paratë pastrohen nga sasia e lartë e cash
15 Nëntor, 12:08
-
SHBA: Rritje e bitcoin pas zgjedhjeve - Premtimi i Trumpit
12 Nëntor, 12:56
-
Tepelenë/ U zbulohet 'fermë' kriptovalutash në banesë, në pranga 67-vjeçari, në kërkim djali i tij
8 Maj, 13:10
-
Mal i Zi, shkaktoi 40 miliardë dollarë humbje, themeluesi i kriptomonedhës ‘Terra’ do të ekstradohet në SHBA
22 Shkurt, 15:39
-
SHBA: Mbikqyrja e Bursës i jep dritën e gjelbër ETF-Bitcoins
12 Janar, 09:21
-
Shpërthimi i tregut të kriptomonedhave, çfarë po ndodh?
10 Janar, 11:36
-
Mashtronin të huajt të investonin në bursa fiktive , pranga 2 administratorëve të Call Center-it në Tiranë! Në hetim 7 punonjësit
15 Dhjetor 2023, 12:07
-
Binance, platforma më e madhe e kriptomonedhave, gjobitet 4 miliardë dollarë
22 Nëntor 2023, 08:34
-
Rëndojnë 7 akuza mbi të, Ish-bosi i kriptove shpallet fajtor për mashtrimin e klientëve
3 Nëntor 2023, 09:55