TIRANË-I ftuar sot në Report TV në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, pedagogu dhe eksperti i së drejtës ndërkombëtare Ksenofon Krisafi, shpalosi gjykimin e tij si teknicien lidhur me delimitimin e kufirit detar ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë.

Krisafi e konsideroi si fat të madh që Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë marrëveshjen e 2009-s. Krisafi zbuloi diçka jo shumë të njohur për publikun, ose më saktë faktin që me akte ndërkombëtare kufiri detar mes Shqipërisë dhe Greqisë ka ekzistuar.

“Nuk mund të gjykoj dot sa kilometra mund të humbisnim, por njerëz që janë marrë me këtë gjë dhe që kanë kompetencë, si kolonel Mylym Pashai, i ka rezultuar se humbisnin 354 kilometra katrorë” – tha ai.

Intervista e plotë:

Nuk pati negociata të mirëfillta, nuk pati raunde mes palëve. Ne kemi patur negociatat me Italinë që zgjatën  8-9 vjet. Sipas Konventës së Montegoibeit për të drejtën detare, ka dy kritereve që duhen zbatuar: Ekuidistanca, ose barzlargësia dhe kriteri i dytë është kriteri i drejtësisë ose ndershmërisë.

Parimi bazë është parimi i barazlargësisë, palët diskutojnë që tab arazojnë parimin e ekuidistancës edhe me atë të drejtësisë. Në rastin e marrëveshjes së viti 2009, nuk rezulton të jetë zbatuar parimi i ndershmërisë. Edhe parimi i ekuidistancës është zbatuar në dëmin tonë, sepse nuk janë respektuar vijat bazë, që përcaktojnë bregdetin e një vendi.

Është një vijë e drejtë që bashkojnë kepet më të dala në të dalë të detit. Nëse kemi gjire, distanca e hyrjes të së cilës është mbi 12 milje detare, ato nuk gëzojnë statusin e ujërave të gjirit të brendshëm.Krisafi zbuloi diçka jo shumë të njohur për publikun, ose më saktë faktin që me akte ndërkombëtare kufiri detar mes Shqipërisë dhe Greqisë ka ekzistuar.

Në marrëveshjen e vitit 2009, nuk u zbatua parimi i vijave bazë, sepse në 2008, ndodhi diçka e pashpjegueshme, dhe Kuvendi shfuqizoi ligjet e vitit 2001 dhe 2002, duke hequr vijat bazë dhe konfigurimin e bregdetit shqiptar. Pala jonë pranoi pretendimin e palës tjetër, që t’i jepte hapësirë ujërash territoriale edhe disa shkëmbinjve, që deti herë e mbulon dhe herë e zbulon, që nuk ka të drejtën të ketë statusin e ishullit të banuar.

Te Barketa deri në atë moment kalonte vija e kufirit. Pas kësaj vija e kufirit do të matej nga barketa në drejtim të Ksamilit. Edhe kufijtë detarë kanë qenë të caktuar nga kufinjtë tokësorë. Më 1913, la një akt që përcakton kufitjtë e Shqipërisë në Konferencën e Londrës, u detajua me protokollin e Firences në vitin 1913, dhe që u ribë po në Firence me 1925.

Në këtë protokoll përcaktohet edhe kufiri detar. Në këtë protokoll thuhet, vija e kufirit në det, është perpendikularja që hiqet nga piramida 79, formohej këndi i drejtë dhe do vendosej vija e kufirit dhe ashtu është respektuar nga të dyja palët, si nga greku edhe nga ne. Greku më 1936, e ka pacaktuar 6 milje gjerësinë e ujërave të veta. Ne më 1992, korrigjuam një gabim të 1976-s, kur e bëmë nga 15 milje, në 12 milje, pasi kishte krijuar probleme me fuqitë e mëdha.

Me marrëveshjen e re, vija e kufirit vinte pranë ishujve të Ksamilit. Janë bërë gabime plot edhe me ishujt pranë Himarës, si Othonoi në Greqi, të cilit i shtë dhënë hapësirë e ujërave territoriale më shumë nga çafarë i takonte. Nëse përfiton shumë nga deti, duhet t’i jepet edhe palës tjetër të përfitonte. Pa Korfuzin përballë Shqipëria do kishte një hapëisrë gjigande detare.

Kjo mundësi i mbyllet nga ishujt, ndaj Shqiëria hyn në radhën e shteteve me pozicion gjeografik të disavantazhuar, ndaj në negociata delegacioni duhet ta përdorë këtë në favorin tonë. Konventa jep mundësinë që të kombinosh ekuidistancën me ekitenë, dhe këtë nuk e ka bërë pala jonë.

Çështja e detit u dërgua nga partitë opozitare në gjykatë ju si ekspertë jeni konsultuar?
Po! Vetëm me disa gazetarë por jo me opozitën. Në vitin 2009 takova ministrin e jashtëm dhe më tha se puna e negociatave për detin ishte mbaruar dhe ishte gati për tu firmosur, ashtu ndodhi dhe për pak kohë e firmosën. Pastaj nuk u përzjeva.

Në përputhje me konventën e Montegobeit mund ta shtrij sipërfaqen sa të dojë por brenda limitit 12 milje detare jo më shumë se kaq. Duhet të bisedohet për ndarjen e kufirit sepse vetëm kështu mund ti zgjidhim. Secili shtet ka të drejtë ta shtrijë sipërfaqen detare deri në 12 milje.

12 milje është për pjesën veriore me Korfuzin?
12 milje e ka shtrirë Italia me ne, por kanë folur njerëz që kanë mungesë njohurish për këto çështje. Po krijohet një atmosferë e mirë për zgjidhjen e problemeve, por qarqe të caktuara politike ndërhyjnë për të prishur punë. Duhet të presim që të përfundojnë negociatat nuk duhet të ndërhyjmë me muhabet kafenesh. Ekipi që ka negocoiator ka aftësitë e nevojshme për të zhvilluar negociatat. Më kujtohet se kur ishte problemi i Gjykatës Kushtetuese ishte një specialiste që dha mjaftë kontribut për zgjidhjen e çështjes.

 

 

 

Shikoni diçka që ju shqetëson?

Mua më shqetëson fakti që po ecet me një sekret shumë të madh, më ngjan me situatën e vitit 2009. Ky është një problem me sensibilitet të madh siç ndodhi në vitin 2009 ku u çuan në këmbë njerëzit me të drejtë sepse bëhet fjalë për kufijtë kombëtarë. Në gjykimin tim duhet të kishte më shumë transparencë.

Çfarë do donit ju të dinit?
Doja të dija se kush janë këta negociatorë se si specialist i kësaj fushe me shumë vite kontribut në Ministrinë e Jashtme kam nxjerrë shumë kuadro dhe e njoh mund të më marrin mendimin për ekspertët që duhet të angazhohen.

Kur ulesh për negociata nuk mund të pretendosh ti fitosh të gjitha por duhet të respektohet sovraniteti i secilës palë, duhet të arrihet gjuha e përbashkët. Nëse kufiri do kaloj atje të barketa nuk duhet të nisen me logjikën se ne do fitojmë ose humbin sipërfaqe detare. Marrëveshja duhet të përfundoj pa dëmtuar asnjë palë, unë duhet të lë aq sa të takon dhe unë duhet të marr atë që më takon.

Bisedimit nuk duhet të përfundojnë kaq shpejtë por kërkojnë kohë. Ne i ndërpremë negociatat me Italinë për vijat bazë dhe ishte një staf gjigant jo pesë punonjës por duhet të përfshihen shumë njerëz. Në kombet e Bashkuara kishte 5000 specialistë prandaj nuk mund të bëhen këtë lloj negociata me pak njerëz.

Duhet të zgjidhet mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare por edhe precedentët, për shembull rasti i Kroacisë, Rumanisë apo Bullgarisë. Shqipëria nuk ka nevojë të huazoj precedentë.


Greqia ka 3000 ishuj dhe mund të ketë të njëjtin problem edhe me Turqinë?Ose me shtetet të tjera?
Greqia ka rregulluar kufirin me Italinë por nuk e ka zgjidhur me Turqinë, me Libinë dhe Egjiptin. Po të kishin shfrytëzuar dosjet e negociatave me Italinë atëherë nuk do kishte përfunduar ashtu.

Berisha thotë se Gjykata Kushtetuese e rrëzoj marrëveshjen për interes të palëve të treta?
Jo nuk mund ti lejoj vetes të flas për këtë çështje.

Kthehemi tek kufiri që përfshin kufiri me Korfuzin ku është problemi më i madh?
Problemi më i madh është te thyerjet e përbashkëta. Z.Pashaj që është marrë me çështjet teknike ka zbuluar se në disa zona ka humbje në distanca të ndryshme. Ai dha mendimin e tij me disa koleg por ai duhet të ngrinte një grup ekspertësh dhe ta verifikonte këtë humbje. Edhe qeveria e sotme duhet të ngrinte një grup topografësh ekspertë të kësaj fushe dhe të llogariste me saktësi për distancat e kufirit detar.

VIDEO/Emisioni "5 Pyetjet nga Babaramo", i ftuar në studio, Profesor Ksenofon Krisafi, pjesa e parë

Heqja e ligjit të luftës mund të sjelli përmirësim të marrëdhënieve dypalëshe, ka pasur momente të mira në disa periudha kohore. Kur unë drejtoja Drejtorinë Juridike te Ministria e Jashtme kërkuam disa herë të dinim për Ligjin e Luftës dhe një kolegu jonë i ambasadës greke mori dokumentin që vërtetonte se ekzistonte. Heqja e Ligjit të Luftës i çliron marrëdhëniet dypalëshe.

Ligji i Luftës u vendos nga parlamenti jo vetëm nga mbreti i atëhershme. Ky ligj lufte u miratua pas vendimit të Shefqet Verlacit, Greqia filloj menjëherë të sekuestronte pronat dhe pasuritë e të gjithë shqiptarëve që jetonin në territorin grek. Kjo çështje duhet të zgjidhet nga konstitucionalitët se si e heqin puna e tyre por kur ne i kemi pyetur dihej që ekzistonte.

Heqja e Ligjit të Luftës do t’iu hapi rrugën zgjidhjes së gjithë çështjeve problematike. Ligji Luftës nuk ka lidhje me pronat e Çamëve sepse ata ishin me kombësi shqiptare por me shtetësi greke, Ligji i Luftës kishte të bënte me pronat e shqiptarëve që kishin në Janinë, Artë e disa vende të tjera.

Ka shumë spekulime por kur erdhën çamët në Shqipëri iu hoq shtetësia në vitin 1947 dhe vazhduan për deri sa vite dhe ata nuk bënë dermash për zgjidhjen e problemit. Autoritetet e atëhershme menduan se ata njerëz duhet të jetonin në normalitet u mendua se ishte mirë tu jepte shtetësinë shqiptare.

Në Greqi neni 5 parashikon të drejta të barabarta për të gjithë personat që jetojnë në territorin e Greqisë. Ka pasur edhe shqiptarë të Çamërisë që kanë shkuar deri në Strasburg dhe disa kanë fituar pronën.

Zgjidhja më e mirë është zgjidhja juridike vetëm kështu mund të zgjidhet problemi i pronave të shqiptarëve të Çamërisë. Unë do të doja që kjo çështje të zgjidhej në mënyrë juridike. Greqia duhet të bëj një ndjesë publike, qeveritë nuk kanë pse të bartin barrën e qeverive të mëparshme sepse nuk e kanë bërë këta. Zbatimi i nenit 4 të kodit civil ngarkohet me hipoteka dhe nuk është një fushë me lule.

Në cilin kuptim pengon?
Pengon për faktin se nxjerrë ligje penguese. Për heqjen e ligjit të luftës më 1987, u parashtrua nga grekët por nuk u realizua për shumë arsye. Pronat e shqiptarëve të Çamërisë arrijnë vlerën 1 deri në 4 miliardë dollarë.

 

VIDEO/Emisioni "5 Pyetjet nga Babaramo", i ftuar në studio, Profesor Ksenofon Krisafi, pjesa e dytë

Redaksia Online
s.k/Xh.F/Shqiptarja.com