Bashkia e Tiranës vijon aktivitet me rastin e festës së Krishtlindjes.
Pas koncertit madhështor të organizuar mbrëmjen e datës 24 Dhjetor, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka ftuar qytetarët për vaktet falas.
Me sloganin “Tirana për njerëzit, festa në Tiranë” Veliaj u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve t’i bashkohen kësaj nisme me aq sa munden.
“Bashkia Tiranë do të shtrojë sot e në vazhdim vaktet e Festave për njerëzit në nevojë. Bej dhe ti tënden, sa e ku mundesh. #TiranaPerNjerezit #FestaNeTirane”, shkruan Veliaj në Facebook.
Kryeqyteti shqiptar e priti festën e Krishtlindjeve si kurrë më parë, me një festë madhështore organizuar në Sheshin Nënë Tereza ku rreth 100 artistë u ngjitën në skenë, ku interpretuan një repertor të zgjedhur me këngë Krishtlindjesh si dhe nga vepra të njohura operistike.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com