Shpirti i Krishtlindjeve ku gjendet më mirë se në Nju Jork? Poema e famshme 'Twas the Night Before Christmas' u frymëzua pas një shëtitjeje dimërore në Manhatan në 1823-in, dhe elfi në filmin "Elf" (me Ëill Ferrell) do t'ju vijë menjëherë në mendje.Ditët e ftohta të dimrit nuk i stepin njerëzit dhe turistët të dalin në Times Square dhe në zonat më të bukura të qytetit për të shijuar magjinë e zbukurimeve që nga pemët, fasadat dhe deri tek vitrinat që janë një spektakël më vete. Nëse keni një vizë të vlefshme mos hezitoni të udhëtoni për Krishtlindje në Nju Jork, sepse ajo që keni parë nëpër filma do t'ju lëvizë para syve aq e vërtetë sa do t'ju duket se edhe ju jeni bërë pjesë e një filmi. Por ka disa gjëra që nuk duhen bërë në Nju Jork gjatë Krishtlindjeve. Por le të fillojmë nga vendet që nuk duhet të humbni në asnjë mënyrë.Shkoni në Rockefeller Center Plaza (njohur ndryshe kryeqendra e Krishtlinjeve në Nju Jork), dhe shiko pemën e madhe (këtu që prej vitit 1931, ndizen 30,000 drita). Shkrep një ose dy foto të paktën. Ia vlen të luftosh me turmën e njerëzve sidomos në mbrëmje kur në errësirë, dritat zotërojnë të gjithë atmosferën, por spikasin aq bukur në shpatullat e statujës së Prometeut.

Por nëse tundoheni të shkoni më tej mos e bëni! Mos kërkoni të rrëshkisni në akull këtu pasi është tepër shtrenjtë. Do t;ju kushtojë deri në 30 dollarë. Përvec kësaj do t'ju duhet që të qëndroni të paktën 2 orë në rradhë për të prekur pistën mitike dhe aq të njohur në filma. Bëni durim dhe patinoni në ditët e para të janarit atëherë kur turistët dhe njerëzit janë rralluar dhe kur mund të kurseni dollarët, pasi cmimet bien. Nëse nuk ia dilni të frenoni veten atëherë shkoni në Central Park ku pista është më e madhe dhe e lirë.Pas qendrës së famshme shko në FAO Schëartz, dhe ngjitu në platformën gjigande të dyqanit më të madh të lodrave në Neë York. Por bëj kujdes të mos kalosh andej gjatë fundjavës seps rradhat janë të paimagjinueshme. Frekuentoje gjatë ditëve të javës. Nuk duihet të humbësh në asnjë mënyrë vitrinat e Macy's. Cdo vit ato dizejohen sipas një koncepti dhe njerëzit qëndrojnë gjatë para tyre duke vështruar spektaklin sepse me të vërtetë që mund të konsiderohet I tillë. Një skenë me pmeë krishtlindjesh, elfë, trena lodëre plot detaje që mahnisin jo vetëm fëmijët por edhe të rriturit. Me këtë vend lidhet filmi "Miracle on 34th Street" i xhiruar në vitin 1947.

Mos shko atje gjatë fundjavave ose gjatë mesditës. Kalo për të parë me qetësi përpara se të hapet dyqani aty rreth 9 të mëngjesit e do t'ju duhen vetëm pesë minuta që të takoni Babagjyshin në një ambjent ku gjithcka duket e vërtetë!
Shko të shohësh një shfaqje festive. "St John the Divine's Ëinter Solstice" është një nga më të preferuarit. Por ka edhe një seri koncertesh ndërsa spektakli i Radio City Music Hall është shfaqja që asnjë fëmijë i rriturr në Nju Jork nuk do t'ia falte vetes po ta humbte. Kërcimi i një dyzine babagjyshësh dhe shumë elementë të tjerë e bëjnë këtë një nga spektaklet më të preferuara.

Mos harroni edhe shfaqje të tjera. Në Brooklyn's BAM shfaqet "Arrëthyesi" këtë vit nga 14 deri më 31 dhjetor, ndërsa në Kopshtin Botanik në Bronx gjen një nga traditat më të mëdha të Krishtlindjeve, në qytet. Është treni i festave, i gjatë cerek milje qe kalon prane ikonave njujorkeze si Ura e Brooklyn, stadiumi Janki dhe katedralja e Shën Patrikut.
Shëtit shumë dhe shiko vitrinat e butikëve dhe dyqaneve të mëdha sepse gjatë periudhës së festave të gjitha janë të mrekullueshme.

Bëj një shëtitje përgjatë Avenusë Pesë nga Rockefeller Center, tek FAO, dhe kthehu në Madison për të parë dekorimin njëherësh antik dhe modern të Barney'-t në Madison Ave dhe rrugën 62.


Shkrimi u publikua sot në Suplementin Fundjava, në gazetën Shqiptarja.com(print), 14 dhjetor 2014
(ad.ti/shqiptarja.com)