TIRANË - Kjo Krishtlindje veç urimeve të ngrohta të besimtarëve për më shumë paqe dhe ditë të bardha, është shoqëruar edhe me temperatura të larta. I gjithë vendi është përfshirë nga një mot i ngrohtë ku temperaturat kanë arritur deri në 18 gradë Celcius, e pazakontë kjo për muajin e ftohtë të dhjetorit.
Parashikimet flasin se në fundjavë pritet që termometri të shënojë temperatura edhe më të larta, me rritje deri në 3 gradë Celcius.
Megjithatë, këto temperatura të pazakonta në mes të dimrit, pritet të mos zgjasin shumë. Kjo pasi, ndërrimi i vitit do të jetë i ftohtë dhe me reshje dëbore. Në vendin tonë dimri është ndjerë shumë pak, por edhe gjithë bota është përfshirë nga ndryshime të shpeshta klimaterike.
Redaksia Online
Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA