Kreu i grupit parlamentar të Partisë Saocialiste Taulant Balla, ka reaguar në Facebook duke mbështetur protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe kërkesën e tyre për zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Përmes një postimi publik, Balla e cilësoi kërkesën e studentëve si legjitime dhe theksoi se e drejta për përdorimin e gjuhës shqipe njihet nga Kushtetuta.
"Mbështes kërkesën legjitime të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, që nuk u lejohet, edhe pse Kushtetuta e njeh si të drejtën e tyre. Nëse procedurat rezultojnë të mangëta, është detyrim i Parlamentit dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që të gjenden zgjidhje të drejta dhe të qendrueshme" shkroi Balla
Lajmi kryesor:
Shkupi vishet kuqezi, mijëra në protestë për gjuhën shqipe, kërkohet dorëheqja e ministrit Filkov dhe Mickoskit, VLEN garanton: Provimi do jepet në shqip









